/ATSH-AFP/ - Kreu u fondit të shpëtimit të zonës euro (MES), gjermani Klaus Regling i kërkoi sot kryeministrit grek, Aleksis Cipras, të vazhdojë rrugën e reformave për të shmangur faktin që reformat e realizuara tashmë të mos shërbejnë për asgjë.
"Duke iu referuar reformave të dhimbshme, Greqia ishte deri në fund të vitit 2014 në rrugën e duhur. Kryeministri Aleksis Cipras duhet të vazhdojë rrugën e reformave", deklaroi Klaus Regling, për të përditshmen gjermane "Bild".
"Ndryshe, ekziston rreziku që sakrificat e bëra nga grekët të mos shërbejnë për asgjë", shtoi ai.
Duke luftuar për të shmangur masat e tjera, të konsideruara si shtrënguese, kryeministri grek i të majtës radikale, në pushtet që prej fillimit të vitit, po kryen që prej disa javëve negociata të vështira me kreditorët, BE dhe FMN, për marrjen e të gjithë ose një pjese të 7,2 miliardë eurove. Këto para janë të nevojshme për vendin që ka mungese likuiditetesh dhe rrezikon të dështojë me pagesat, ndërkohë që duhet t'i rimbursojë më 5 qershor FMN-së 300 milionë euro
/Shqiptarja.com