Rehabilitimi i zonave të mbrojtura/ Klosi: 1500 pemë i shtohen Parkut Kombëtar të Llogarasë

Në kuadër të 100 ditëve aktivizim social për të mbjellë sa më shumë pemë, në të gjithë Shqipërinë, Ministri i Turizmit dhe Mjedisit Blendi Klosi së bashku me dhjetëra nxënës të shkollave të Dukatit, në vijim të fushatës “Krijo oksigjenin tënd”, kanë mbjellur këtë të dielë rreth 1500 fidanë në Parkun kombëtar të LLogara

Gjatë fjalës së mbajtur ministri Klosi u shpreh se nisma për mbjelljen e pemëve është një kontribut për natyrën dhe do të ndihmojë në shmangien e erozionit në këto zona.

Kemi zgjedhur këtë zonë të veçantë të Llogarasë ku së bashku me nxënësit e shkollave të Dukatit po mbjellim 1500 fidanë, për të rikuperuar një zonë që u dogj 2 vite më parë. Dhe sivjet në kulmin e zonave turistike ne po mbjellim disa mijëra pemë, që do të ndihmojnë jo vetëm për të ndaluar erozionin, por edhe për të krijuar në parkun e Llogarasë një zonë të gjelbër. 

Blendi Klosi, Ministri i Turizmit dhe Mjedisit 

Gjthashtu, ministri  Klosi kërkoi ndihmën e komunitetit, që më datë 22 prill, që është edhe Dita Ndërkombëtare e Tokës, kjo nismë ta gjejë Shqipërinë më të gjelbëruar.

Duam shumë që këtë perlë të turizmit shqiptar ta kemi edhe të gjelbëruar. Krijo oksigjenin tënd është fushata më e re që ministria e Mjedisit ka iniciuar së bashku me Agjencinë e Zonave të Mbrojtura, ku në të gjithë Shqipërinë, të rinjtë dhe të rejat do të kenë mundësi të mbjellin sa më shumë pemë. Por thirrja jonë është që gjatë periudhës 100 ditore të projektit tonë për të rehabilituar zonat e mbrojtura të kemi mundësinë që çdo shqiptar të mbjellë pemët e tij. Krijo oksigjenin tënd është një fushatë që pa pjesëmarrjen e qytetarëve, nxënësve të shkollave dhe të komunitetit është një fushatë e pamundur.

Blendi Klosi, Ministri i Turizmit dhe Mjedisit

 Nga ana e tij, kryetari i Bashkisë së Vlorës, vlerësoi iniciativën e ministrisë së Turizmit dhe Mjedisit për të mbjellë pemë, në një zonë që ka nevojë për rehabilitim, për ti rikthyer bimësinë e munguar pas zjarrit të 2017-s.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja