Prej më shumë se 25 vitesh, Njësia Nr. 11 kishte vuajtur mungesën e investimeve. Por vëmendja e shtuar në mandatin e parë të qeverisjes, po përmirëson dukshëm jetesën e komunitetit të kësaj zone. Bashkia e Tiranës ka nisur punën për rehabilitimin e rrugëve mes blloqeve të kësaj zone duke përmirësuar ndjeshëm cilësinë e jetës për banorët.
Së fundmi, Bashkia e Tiranës po punon për rikonstruksionin e gjithë infrastrukturës në Rr. “Miftar Gërbolli”. Puna ka filluar sëpari me rrjetin nëntokësor duke shpëtuar njëherë e mirë qytetarët nga rrjedha e ujërave të zeza, përmbytjet, por duke përmirësuar në të njëjtën kohë edhe rrjetin e furnizimit me ujë të pijshëm
Njësia Administrative Nr. 11 është një nga njësitë që ka pësuar ndryshimin më të madh gjatë këtyre viteve, falë disa projekteve transformuese infrastrukturore që ka zbatuar Bashkia e Tiranës këto 3 vitet e fundit.
..hajde trotuar hajde,per milingona!
Përgjigju