Prej shumë vitesh i lënë pas dore, një nga kanalet kryesore kulluese në qytetin e Vlorës po i nënshtrohet një ndërhyrjeje të plotë rehabilitimi, me qëllim parandalimin e përmbytjeve.
Projekti i Bashkisë së Vlorës synon pastrimin total të kanalit dhe rikthimin e tij në funksion të plotë.
Megjithatë, puna është shoqëruar me vështirësi, për shkak të ndërtimeve të shumta të ngritura përgjatë viteve, një pjesë e të cilave pa leje, madje edhe mbi vetë gjurmën e kanalit.
Kryetarja e Bashkise se Vlores Brunilda Mersini bën me dije se janë identifikuar disa ndërtime problematike, përfshirë edhe një vilë trekatëshe e ndërtuar plotësisht mbi kanal, çka e bën të vështirë ndërhyrjen për prishjen dhe pastrimin. Për banorët e prekur, bashkia ka ofruar bonus qeraje, në mënyrë që të lehtësohet procesi i lirimit të hapësirave dhe vijimi i punimeve.
Ndërkohë, po sipas Mersinit, ndërhyrjet e deritanishme kanë dhënë efekt, pasi pavarësisht një dimri me reshje intensive, qyteti nuk ka pësuar përmbytje.
Projekti përfshin gjithashtu rikthimin në funksion të një baseni pritës, i cili më herët ishte jashtë përdorimit.
Sipas specialistëve, këto struktura janë thelbësore për menaxhimin e prurjeve të ujit.
Bashkia paralajmëron se çdo ndërtim që pengon aksesin për pastrimin dhe mirëmbajtjen e kanalit do të hiqet, në funksion të sigurisë së qytetit.
Aksioni i sotëm në Vlorë u përshëndet edhe nga kryeministri Edi Rama.
"Vijon prishja e banesave për rikthimin e funksionit të kanalit të ujërave të larta në territorin e Bashkisë Vlorë" shkruajti ai në Facebook.
Komente











Si Lana dikur,vetem se kjo eshte 1000 here me keq,se kane ndertuar mbi kanal.Si kane zgjedhur te ndertonin keta njerez banesa ne ane e siper kanalit e te jetonin mes mushkonjave e qelbersirllekut te kanalit,nuk e kuptoj?!
Përgjigju