Ka nisur në Novoselë të Vlorës rehabilitimi i argjinaturës e cila do i’u shërbejë më shumë se 12 mijë familjeve fermere të zonës të cilat kanë 5 mijë hektarë tokë.

Aktualisht, kanë përfunduar rreth 80% të punimeve për rehabilitimin e saj, në një kohë kur zona e Novoselës ka qenë klasifikuar si një zonë e rrezikuar nga përmbytjet.

Përmbytjet në këtë zonë ndodhnin edhe atëherë kur kishte reshje shiu me intensitet mesatar, edhe për shkak edhe të investimeve të munguara prej vitesh, duke kërcënuar seriozisht jetën e njerëzve, si dhe duke dëmtuar rëndë prodhimet bujqësore e blegtorale.

Kryeministri Edi Rama inspektoi ecurinë e punimeve për rehabilitimin e kësaj argjinature.

Pas përmbytjeve të shkurtit të këtij viti, në bashkëpunim me donatorë u ndërmorën projekte rehabilitimi dhe ndërtimi të infrastrukturës mbrojtëse, për të cilën prej 25 vitesh nuk është kryer asnjë ndërhyrje rehabilituese.

Këto investime do të garantojnë për një periudhë afatgjatë sigurinë e zonave përreth, jo vetëm për të parandaluar përmbytjet, por edhe për të mirëmenaxhuar burimet hidrike në dobi të zhvillimit ekonomik dhe bujqësisë.
 

Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)