Talenti i Kombëtares shqiptare U-21, Rei Manaj po kthehet në kryefjalë në merkaton italiane.
Që prej disa javësh në gjurmët e sulmuesit të klubit italian të Cremoneses janë vënë disa prej klubeve më të mëdha të gadishullit Apenin, por jo vetëm. Me 23 ndeshje zyrtare dhe 2 gola të shënuar këtë sezon, Manaj ka tërhequr vëmendjen e vëzhguesve, të cilët kanë ndjekur disa ndeshje të tij në Kategorinë e Tretë ku militon ekipi i Cremoneses.
Lazio fillimisht por edhe Juventusi shfaqën dëshirën për ta afruar në skuadrat e tyre zinxhir, por tashmë në garë ka hyrë edhe klubi i Interit. Sipas informacioneve që vijnë nga vendi fqinj, zikaltërit kërkojnë ta kanalizojnë çështjen në rrugë zyrtare për ta mbyllur sa më shpejt transferimin e tij në Milano. Në lidhje me situatën aktuale ka folur edhe drejtori sportiv i Cremoneses, Stefano Giammarioli.
"Nga informacionet që kam , Inter po vëzhgon prej shumë muajsh, por nuk kanë munguar as klubet e tjera. Gjithsesi për momentin nuk kemi hyrë në bisedime me asnjë skuadër, madje mund të konfirmoj se nuk kemi marrë as oferta. Rei ka një kontratë që e lidh me ne deri në vitin 2017 dhe nga ky këndvështrim gjithçka është në rregull. Nuk mund të them se çfarë do të ndodhë në të ardhmen", thekson drejtori soortiv i skuadrës që militon Lega Pro./atsh/
/Shqiptarja.com