‘Reja bën fushatë për Dukën’, Kushta: Po të luante Broja Shqipëria nuk pësonte 4 gola në pjesë të parë

‘Reja bën fushatë për Dukën’, Kushta: Po të luante Broja Shqipëria nuk pësonte 4 gola në pjesë të parë

Një emër shumë i njohur i futbollit shqiptar si Sokol Kushta, ish-futbollisti ikonë i Flamurtarit dhe Kombëtares, ka kritikuar ashpër mënyrën se si është menaxhuar Armand Broja, sulmuesi që po shkëlqen në ‘Premier League’. Sipas Kushtës nëse Broja do lunate kundër Anglisë në ‘Wembley’ kombëtarja nuk do pësonte katër gola që në pjesën e parë, ndërsa ka kritikuar edhe Edi Rejën për fushatën që po bën për Armand Dukën.

“Që Broja është lojtar klasi nuk ka nevojë ta them në këtë moment. Thjesht tani unë po shijoj këtë djalë duke e parë çdo tre ditë. Por kënaqësia më e madhe që po e shijoj është lëpirja që po i bëjnë shumica e gazetarëve që ishin kundër meje pas ndeshjes në Londër. Ishin ata që dolën pro trajnerit dhe presidentit. Dmth kundër Brojës. Unë isha i sigurt që po të ishte Broja në fushë, pjesa e parë nuk do të dilte 4+ dhe zgjidhja ishte ulja në tribunë me pretekstin që Broja është kapriçoz dhe nuk është rastësi që trajneri i Kombëtares del dhe bën fushatë për presidentin e FSHF-së. Veprim absurd. Nuk e di në cilin shtet do të ndodhte kjo gjë që trajneri i Kombëtares të bëjë fushatë për presidentin e futbollit,”-shkruan Kushta në rrjetet sociale.

Ne.k./K.T./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • WTF was that ?: 13/02/2022 20:02

    Broja ishte I demtuar nuk luajti as me klubin pas ndeshjes me kombetaren e anglise .Nese ka ndonje gje konstruktive le ta thote Po keto jane genjeshtra diten per diell .

    Përgjigju
    • john doe: 16/02/2022 15:43

      Ik mer. Broja eshte ma i madhi, ai e ka rrogen 2000 euro

  • 7 pallatet: 13/02/2022 16:28

    Po te ishte Sokoli NBA shijaku do ishte trainer me kombetaren

    Përgjigju
  • Lagjia KOKERDHOK: 13/02/2022 13:28

    Ke shum te drejte Sokol,ajo ishte neshje e vecant qe mund te perseritet mas 50 vjetsh dhe Broja po lunte cdo neshje me ekipin e tij,por klanet mafiose te FSHF nderhyjne si sigurimi shtetit dikur.Sokol Kushta lojtar i madh,shum gjynaf qe nuk arrite me drejtu njeher kombetaren si trajner.FSHF duhet shkermoq si dittatura dhe ndertu nga fillimi nga njerez te sportit dhe jo nga pronar pularish.Sokol Kushta i paarritshem ke ba me hesht 50 mij spettatori ne stadiumin YLLI KUQ te BEOGRADIT>edhe nje her shum rrespekt.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

Mandarina me pesticide nga Shqipëria, Ministria e Bujqësisë: 3 ngarkesa u kthyen mbrapsht! Një u asgjësua, tjetra u bllokua, e treta s'ka mbërritur

Mandarina me pesticide nga Shqipëria, Ministria e Bujqësisë: 3 ngarkesa u kthyen mbrapsht! Një u asgjësua, tjetra u bllokua, e treta s'ka mbërritur