Reja për ndeshjen e Partizanit: Ishin të pafat, ja si mund të kualifikohet në Azerbajxhan

Reja për ndeshjen e Partizanit: Ishin të pafat, ja si mund të kualifikohet në Azerbajxhan

Trajneri i kombëtares shqiptare Edy Reja ishte prezent ditën e djeshme në stadiumin ‘Selman Stërmasi’ për të ndjekur ndeshjen e Champions League të Partizanit kundër Qarabag. Së bashku me të për ta shoqëruar ishin edhe Hamdi Salihi e Ervin Bulku, dy ndihmësit e tij te Kombëtarja.

Në fund të takimit Reja dha një prononcim për mediat, teksa deklaroi:

“Ishte një ndeshje e mirë në aspektin mbrojtës. E them këtë, pasi nëse Partizani nuk do të luante në këtë mënyrë përballë një skuadre me cilësi, mund të shkonte edhe më keq. Ndaj them se ka bërë mirë në aspektin mbrojtës. Pastaj ka qenë pak i pafat në dy kundërsulme,”- tha fillimisht ai.

Më tej, italiani komentoi 90 minutëshin e ardhshëm. “Do të jetë një ndeshje e bukur ajo e kthimit. Unë uroj që të bëjë një tjetër paraqitje të mirë si kjo, por që t’i bëjë të gjithë krenarë në fund. Jo, nuk e besoj se do të jem atje për ta parë,”- vijon trajneri i Kombëtares. Në fund, edhe një koment se si mund t’ia dalë Partizani dhe shanset që ka për kualifikim. “Unë mendoj se ka shanse për kualifikim.

Duke e pare, ekipi më dha përshtypjen që ka edhe cilësi. Duhet që të ketë disi më shumë qartësi në sulm, por është e qartë që përballë një kundërshtari të tillë, bëhet e vështirë.

Sepse ata janë futbollistë shumë cilësorë. Sipas meje, Partizani ka shanse të mira nëse do të bëjë lojë të mirë në aspektin mbrojtës edhe atje dhe në rast se do të jetë më konkret dhe i saktë në kundërsulmet që krijon. Kështu do të kishte shanse. Në fakt, e uroj që ta bëjë diçka të tillë,”-e mylli Reja.

Ne.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Mos harroni çadrat! Reshje shiu dhe temperatura deri në 14 gradë

Mos harroni çadrat! Reshje shiu dhe temperatura deri në 14 gradë