Reklama e guximshme kundër SIDA-s
shkakton debate ne Zvicë

Reklama e guximshme kundër SIDA-s<br />shkakton debate ne Zvicë
Kalimtarët në rrugët e Zvicrës kanë mbetur të shokuar kur janë përballur me 1900 billbordera që paraqisnin çifte të zhveshur në pozicione seksuale, të censuruara vetëm nga një pako prezervativësh nën logon “Dashuro Jetën - pa pendime”. Këto imazhe janë pjesë e një fushate ndërgjegjësuese kundër SIDA-s, e nisur që në muajin maj në rrugët e Gjenevës nga zyrat e Kujdesit Publik. Në konkursin e hapur prej tyre, ku morën pjesë 300 çifte të rinjsh, u përzgjodhën 3 heteroseksuale, një çift lezbikesh dhe një gaysh, për t’u fotografuar duke kryer marrëdhënie seksuale dhe për t’u vënë në stacionet e transportit publik të të gjithë vendit.

Shumica e kalimtarëve kanë patur reagime të ndryshme, sipas një pjese pamjet janë gati pornografike, ndërsa për të tjerë janë një mesazh i mirë sensibilizues. 31 vjeçarja Tigui shprehet se realiteti i ditëve tona ka gjëra shumë më tepër tronditëse ndaj njerëzit nuk duhet të tremben nga disa gjëra që janë pjesë e jetës së përditshme dhe për më tepër kanë synim informues dhe parandalues. Ndërsa një tjetër kalimtare thotë që nëse kjo është mënyra për t’i thënë të rinjve që duhet të kenë marrëdhënie seksuale të mbrojtura ajo e mbështet plotësisht, duke theksuar se për të nuk janë aspak pamje pornografike.

Por për shumicën e njerëzve të tjerë pamjet janë mëse shqetësuese dhe nëna e një 4 vjeçarje thotë se e ka shumë të vështirë t’i shpjegojë vajzës së saj se çfarë po bëjnë ata njerëzit dhe përse janë të zhveshur, duke sqaruar se pavarsisht se e mbështet fushatën, autoritetet përgjegjëse do duhej t’i kishin publikuar posterat në ambiente më specifike për të rriturit. Bashkë me qytetarët e shqetësuar nga ekspozimi i tepruar i nuditetit të çifteve janë bashkuar dhe shoqata të ndryshme që mendojnë se seksualiteti i pakontrolluar mund të dëmtojë shoqërinë dhe familjet. Por nismëtarët e këtij projekti shprehen se qëllimi i tyre ishte për të shprehur se kënaqësia duhet shijuar me përgjegjësi, duke përcjellë mesazhe pozitive, pasi deri më tani fushatat me aspektet negative dhe rreziqet e sëmundjes nuk kanë patur shumë sukses.

Redaksia Online
(Suada B. / Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Skandali tek Onkologjiku, e kujt është përgjëgjesia?



×

Lajmi i fundit

Flakët e zjarri përfshijnë edhe Llogaranë, Report Tv siguron pamjet

Flakët e zjarri përfshijnë edhe Llogaranë, Report Tv siguron pamjet