Reklamat, Ministria e
Transporteve: PS mashtron

TIRANE - Ministria e Punëve Publike dhe Transporteve ka reaguar sot ndaj të akuzave të Partisë Socialiste për abuzime me reklamat në këtë dikaster duke folur për një “mashtrim të pacipë me qëllime thjeshtë spekulative”.

Përmes një deklarate për shtyp Ministria tha se “spotet në bazë të procedurave ligjore konkuruese janë fituar nga kompania “Vatra” dhe kompania “Media Print”, dhe jane prodhuar prej tyre” ndërsa “kompania “Promo” ka prodhuar vetëm një spot në vlerën 397 mijë lekë, pra vetëm një nga tre spotet e porositura nga ministria. E njëjta kompani ka bërë distribucionin ose më saktë shpërndarjen për dy spote në televizionet e ndryshme të vendit”.

Ministria e Transporteve pohon se aktiviteti i saj është tërësisht transparent dhe përgëzoi ironokisht deputetin socialist Shalsi për “aftësinë e tij për të recituar pa folur dhe për të folur pa menduar”.

Në vijim deklarata e plotë e Ministrisë së Punëve Publike e Transporteve:


Deputeti i Partisë Socialiste Eduard Shalsi, prej dy ditësh po përpiqet të ngrejë një zhurmë të paqënë për gjoja skandalin e reklamave në shtyp nga Ministria e Transporteve.
Jam sot perpara jush për të deklaruar se gjithcka është një mashtrim i pacipë me qëllime thjesht spekulative.
Për sa i përket spoteve sqaroj se, spotet në bazë të procedurave ligjore konkuruese janë fituar nga kompania “Vatra” dhe kompania “Media Print” , dhe jane prodhuar prej tyre, kompania “Promo” ka prodhuar vetëm një spot në vlerën 397 mijë lekë, pra vetëm një nga tre spotet e porositura nga ministria. E njëjta kompani ka bërë distribucionin ose më saktë shpërndarjen për dy spote në televizionet e ndryshme të vendit.
Pra shuma që në mënyrë të paturpshme nga Z. Shalsi pretendohet se i është dhënë kompanisë “Promo” është shpërndarë në fakt mes tre televizioneve kombëtare, Televizionit Shqiptar,Televizionit Klan dhe Televizionit Top Channel.
Në spotin e parë vlera prej 6.2 milion është ndarë; 1.8 milion Top Channel dhe 4.4 milion dy televizioneve të tjera kombëtare. Në spotin e dytë me vlerë 7.6 milion lekë; 4.9 milion janë ndarë mes dy televizioneve kombëtare , TVSH dhe Klan dhe 2.7 milion pra më shumë se 30% kanë shkuar për Top Channel.
Për sa i përket gjoja fondeve të dhënë gazetave sqaroj se, nuk behte fjalë për asgjë tjetër përvecse për njoftimet e shpronesimit që Drejtoria e Përgjithshme e Rrugëve bën në mënyrë frekuente.
Pika 1 e nenit 15 të ligjin “Për Shpronësimin për interes public” e detyron ministrinë të publikoi njoftimet e shpronësimit në Fletoren Zyrtare dhe në dy gazeta.
Në respektim të këtij detyrimi ligjor, ministria ka publikuar njoftime për shpronësim në gazetat:
Gazeta Shqiptare
Gazeta Shqip
Gazeta Koha Jone
Gazeta Metropol
Gazeta Ballkan
Gazeta Sot
Gazeta 55
Gazeta Standard
Gazeta Tema
Gazeta Korrieri
Gazeta Panorama
Gazeta Rilindja Demokratike
Gazeta Albania
Gazeta Republika
Gazeta Mapo
Z. Shalsi nuk ka kapur askënd gafil pasi letra që ai tund në mënyrë të pamencur nuk është gjë tjetër vecse përgjigjia zyrtare që z. Olldashi i ka dërguar z. Brace pas kërkesës së këtij të fundit për informacion.
Ministria ka qënë tërësisht transparente sepse nuk ka asgjë për të fshehur, ndaj mesa duket informacioni i derguar z. Brace i është dhënë për t'u përdorur z. Shalsi, i cili është për t'u përgëzuar për aftësinë e tij për të recituar pa folur dhe për të folur pa menduar.

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 13 Mars, 08:44

    Zgjedhjet e 11 majit, cila listë e kandidatëve iu bind më shumë?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Pepolit/ Rama merr mandatin e katërt më 11 maj me 50.5% të votave! Berisha me aleatët forcë e dytë, por me rënie! Lapaj renditet i treti

Sondazhi i Pepolit/ Rama merr mandatin e katërt më 11 maj me 50.5% të votave! Berisha me aleatët forcë e dytë, por me rënie! Lapaj renditet i treti