TIRANE - Ministri i Punëve Publike dhe Transportit, Sokol Olldashi reagoi sot në lidhje me akuzat e kreut të Partisë Socialiste, Edi Rama i cili gjatë ditës së sotme u shpreh se Prokuroria duhet të hetojë abuzimet e Ministrit të Transporteve me reklamat për financimin prej 500 mijë dollarë nga buxheti i shtetit të gazetës “Rilindja Demokratike” organ i PD-së, si dhe të televizionit Klan të Aleksandër Frangaj.
Në një konferencë për shtyp, ministri Olldashi u shfaq me një sërë dokumentesh, që sipas tij fajësojnë Edi Ramën gjatë kohës që ai ka drejtuar Bashkinë e Tiranës, si favorizues të “klientëve të tij” me reklamat shtetërore, Gazetën Shqiptare, e Shekulli-n.
“Rama është bërë dirigjent i një posaqie politike që do t’i mbushë mendjen shqiptarëve që qeveria ka bërë hatanë me reklamat shtetërore. Por dua t’i sqaroj se, së pari, motivet pse ky gjoja skandal është hedhur në treg nuk kanë të bëjë me reklamën shtetërore, por me interesa sh të ngushta ekonomike të të disa personazheve, dhe për këtë jam i gatshëm që t’i kujtoj faktet dhe t’i qartësoj shikimin Ramës, që pas këtij skandali fshihen interesa ekonomike”, u shpreh Olldashi.
Sipas Sokol Olldashit, në 5 vite që Rama ka qenë në krye të Bashkisë ka dhënë 300 milionë lekë për shtypin e shkruar e televizionet. Sipas tij, "të gjithë spotet e Ramës shkojnë në televizione lokale, ku shikuesit janë klientë biznesi".
(Gre.M/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com