TIRANE - Vijojnë akuzat e Partisë Socialiste në lidhje me reklamat shtetërore.Partia Socialiste dorëzoi sot pranë organit të akuzës dosjen e asaj çka e cilëson abuzim me reklamat shtetërore. Në prokurorinë e Tiranës deputeti Eduard Shalsi i bëri thirrje organit të akuzës të bashkëpunoje dhe të tregojë integritet.
Sipas tij, Ministria e Transporteve dhe Telekomunikacionit e drejtuar nga Sokol Olldashi ka shpërdoruar paratë e taksapaguesve duke financuar mediat pranë pushtetit.
“Tashmë që kemi hequr imunitetin e ftojmë prokurorinë të bashkohet në një proces integrues dhe të japë prova integriteti duke marrë menjëherë të pandehur Sokol Olldashin. Akuza jonë është e qartë , financim i Partisë Demokratike me paratë e popullit nëpërmjet të ashtuquajturave njoftime në gazetën Rilinda Demokratike. 500 mijë dollarë nga paratë e taksapaguesve shqiptarë për të finacuar Rilindjen Demokratike të partisë Demokratike dhe jo vetëm kaq por 200 mijë të tjera për të financuar Klanin e Frangajve”, u shpreh deputeti i PS, Eduard Shalsi.
Deputeti Shalsi prej ditësh ka nisur fushatën e publikimit para mediave të shpenzimeve që disa ministri kanë kryer për reklama qeveritare.
NE PDF, KALLEZIMI PENAL I PS NDAJ OLLDASHIT
/Shqiptarja.com

PS: Drejtoria e Rrugëve dha 65% të fondeve për mediat e Berishës