TIRANE - Kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama ka shkruar në profilin e tij në rrjetin Social Twitter, në lidhje me skandalin e reklamave shtetërore dhe fondet ndaj mediave proqeveritare, se “kryeministri shpif për të ikur nga e vërteta”.
“Reagimi i Kryeministrit për skandalin e financimit përmes mediave të pushtetit, po aq i turpshëm sa skandali! Hajdutë që bërtasin kapni hajdutin!”, shkruan Rama në Twittër.
Sipas tij, Sali Berisha sulmon televizionet që i konsideron si të opozitës, me arsyen për t’iu shmangur të vërtetës.

(Profili i Edi Ramës në Twitter)
“Dhe jo vetëm po edhe sulmon si skuth Top-Channel, Vizion Plus dhe News 24 si ekrane të kontrolluara nga opozita, duke shpifur si zakonisht për t’i ikur të vërtetës”, përfundon reagimin Rama në lidhje me skandalin e reklamave shtetërore i cili prej ditësh denoncohet nga deputeti Eduard Shalsi.
(Gre.M/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com