Në raport u publikuan të gjithë problematikët që u hasën në këto zgjedhje dhe që ky koalicion kërkon të tërheqë vëmendjen dhe jep rekomandimet e veta.
Raporti u lexua nga Greta Meta, bashkëkryetare e Koalicionit të Vëzhguesve Vendorë sot paradite në hotel Tirana. KVV pasi raporton të gjithë problematikat rekomandon fillimin sa më parë të reformës zgjedhore.
PROBLEMATIKAT
KQZ VENDIME POLITIKE
“Vendimmarrja e komisionerëve të KQZ-së ka qenë në bllok sipas linjave politike në varësi të secilit kamp politik, dhe bllokuese duke mos arritur vendimarrjen e cilësuar me 5 vota. KQZ vazhdoi me një rrjedhje jo normale me 4 anëtarë. Në disa raste KQZ e shkeli Kodin Zgjedhor për vendimet me 3/5. Administrata e KQZ është treguar e pasaktë dhe jo profesionale në disa raste sa i takon materialeve që i prezantoi KQZ. Pati mungesë solemniteti të trupës së KQZ"- deklaroi Koalicioni i Vëzhguesve vendorë.
MINISTRIA E BRENDSHME NUK SQAROI AKUZAT E OPOZITES
“Ministria e Brendshme nuk respektoi detyrat sa i takon saktësimit të listave të zgjedhësve. Në shumë raste përdori gjuhë politike dhe ka qenë jo bashkëpunues sa i takon sqarimit të akuzave lidhur me akuzat e opozitës për procesin zgjedhor.Administrata e njësive të qeverisjes vendore në mjaft raste ishte e painformuar sa i takon detyrimeve që kishin në procesin zgjedhor."
KQZ SHPESH PATI PËRBALLE PRESIONIN E FORTE POLITIK
“KQZ shpesh u vu përballë presionit të fortë politik madje u bë dhe pjesë e diskutimeve politike. Të gjithë forcat politike mbajtën qëndrim dy standarde sa i takon legjislacionit për një rast të njëjtë.”
NISHANI DEKRETOI DATEN NE SKAJIN E FUNDIT TE AFATIT LIGJOR
"Presidenti ishte një aktor i rëndësishëm. Dekretimi i datës së zgjedhjeve u krye në skajin e fundit të afatit ligjor duke mos i lënë kohë Ministrisë së Brendshme të kryejë dhe të plotësojë detyrimet që i cakton Kodi Elektoral.
MEDIAT LUAJTI ROL TE RENDESISHEM
Media luajit një rol të rëndësishëm. Duhet vlerësuar për rolin e saj në ivenstigimin dhe në pasqyrimin e procesit zgjedhor. Në përgjithësi ruajtën balancat në pasqyrimin e fushatës, por në disa raste, sidomos në mediat lokale u shfaq hapur njëanshmëria. TV lokale nuk u monitoruan siç duhet.
KUVENDI MORI VENDIM POLITIK
“Sa i takon shpërndarjes së mandateve, shkarkimit të komisionerëve të LSI dhe emërimi i komisionerit të propozuar propozuar nga PR, Kuvendi pati vendim totalisht politik dhe jo një vendim ligjor “
KOLEGJI ZGJEDHOR NE DISA RASTE MORI VENDIME JO PROFESIONALE
Koalicioni ka qenë i vëmendshëm në vlersimin profesional të Kolegjit Zgjedhor. “Në disa raste me vendimmarrjen e Kolegjit është mbivendosur qartazi vendimmarrja që Kodi Zgjedhor ia cakton KQZ . Në disa raste, vendimi i Kolegjit Zgjedhor ka qenë jo profesional dhe jo i argumentuar”
REKOMANDIMET, TE NISE SA ME PARE REFORMA ELEKTORALE
“Zgjedhjet shënuan procesin zgjedhor më të ndjekur dhe më të vëzhguar në vend.
Problematika që shoqëroi ecurinë e procesit shtron urgjentisht sfidën madhore të funksionimit të një shteti demokratik dhe zbatimin e ligjit pa ekuivok. Klasa politike duhet të fillojë sa më parë procesin e reformës elektorale”.