Rekomandimi nga OBSh, Kombet e Bashkuara klasifikojnë kanabisin si drogë më pak të rrezikshme

Rekomandimi nga OBSh, Kombet e Bashkuara klasifikojnë kanabisin si drogë më pak të rrezikshme

Foto ilustruese

Një prej komisioneve të Organizatës së Kombeve të Bashkuaravotoi për heqjen e kanabisit nga lista si një nga drogat e rrezikshme, veprim ky që njeh vlerat medicinale të bimës.

Ky komision për lëndët narkotike ka pranuar të mërkurën rekomandimin nga Organizata Botërore e Shëndetësisë për hequr kanabisin nga lista e drogërave të rrezikshme, e klasifikuar si e tillë nga Konventa e Lëndëve Narkotike në vitin 1961.

Sipas mediave të huaja, ky vendim do t'i hapë rrugën shteteve të eksperimentojnë dhe të hulumtojnë për të prodhuar medikamente me përbërje kanabisi.

Shumë persona e përdorin atë në terapi të ndryshme që ata ndjekin.

Komisioni votoi me 27 vota pro për rivlerësimin e kanabisit, ndërsa 25 ishin kundër. Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Mbretëria e Bashkuar, Gjermania, Afrika e Jugut ishin ndër vendet që votuan pro, ndërsa Brazili, Kina, Rusia dhe Pakistani votuan kundër.

E.M./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare: Ai është i shqetësuar nga përshkallëzimi i konfliktit mes Rusisë dhe Ukrainës

Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare: Ai është i shqetësuar nga përshkallëzimi i konfliktit mes Rusisë dhe Ukrainës