Çmimet e larta nuk e frenojnë konsumin e karburantit. Ndonëse në gusht çmimet kapën nivelin e 220 lekëve, ky muaj ka regjistruar dhe nivelin më të lartë të importeve, me plot 80 mijë tonë karburant.

Ndikim në këtë rritje rekord ka dhënë edhe sezoni turistik, me një shtim të fluksit të vizitorëve të huaj, dhe rritje të përdorimit të automjeteve. Ndërsa si periudhë 8-mujore, e janë importuar në total 488 mijë tonë karburant.

Përfituesi i vetëm, përveç kompanive të naftës, mbetet buxheti i shtetit. Shifrat e Drejtorisë së Doganave tregojnë se vetëm në gusht nga rritja e importit dhe çmimi i lartë i karburantit, u mblodhën 10.9 milionë euro më shumë nga akciza dhe TVSH.

Shtrenjtimi i karburanteve ka provokuar një efekt zinxhir dhe në çmimet e mallrave të tjerë. Inflacioni ka vijuar të rritet, duke regjistruar nivelin prej 3.4% në korrik, dhe pritshmëritë e Bankës së Shqipërisë janë që edhe për 2027-ën te kemi nivel të lartë çmimesh.