Katër muajt e parë të vitit 2017 kanë shënuar dhe shifrën rekord të drogës së sekuestruar nga policia shqiptare me plotë 31 ton canabis, 33 kg heroinë dhe 2 kg kokainë.
Policia e shtetit e kontaktuar nga Report TV sqaron se sasia prej 31 ton drogë është sekuestruar në operacione të kryera në terren përfshi të 12 qarqet e vendit dhe kryesisht pikat e kalimit kufitarë.
Qarku me sasinë më të madhe të drogës së sekuestruar është Gjirokastra, ku pak javë më parë në zonën e Përmetit u gjet e magazinuar një sasi prej 12 ton kanabis, ndjekur më pas nga Vlora me disa tonelata të sekuestruara në Karaburun e Sazan.
Ndër qarqet që sasia e drogës e sekuestruar është e konsiderueshme nga 3-8 ton renditen më pas Berati, Durrësi, Shkodra e Dibra.
Për sa i përket heroinës dhe kokainës, sasitë prej 33 kg heroinë dhe 2 kokainë janë kapur në Elbasan-Fier-Durrës e Tiranë.
Një pjesë e madhe e sasisë prej 31 ton ndodhet në depot e komisariateve dhe bodrumeve të laboratorit shkencor të Policisë së Shtetit pasi asgjësimi i saj si provë material bëhet me vendim prokurori në përfundim të hetimeve për personat e arrestuar.
Në operacionet anticanabis nga Janari deri në Prill janë goditur dhe 26 rasti kultivimi narkotikësh ndërsa në pesë raste janë sekuestruar dhe fara kanabisi në sasinë prej 4 kg.
Redaksia Online
(B.K/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

VIDEO