Rekord në ankand, atletet e Michael Jordan shiten për 8 milionë dollarë

Rekord në ankand, atletet e Michael Jordan shiten për 8 milionë dollarë

Atletet e Michael Jordan të shitura në ankand

SHBA - Një set prej gjashtë palë atletesh 'Air Jordan' të veshura nga Michael Jordan gjatë finaleve të NBA u shitën për 8 milionë dollarë në një ankand në New York, duke vendosur një rekord të ri global të ankandit për atletet e veshura në ndeshjet sportive.

Këpucët, të veshura nga një prej lojtarëve më të mëdhenj të basketbollit në ndeshjet kryesore të gjashtë kampionateve të karrierës së tij në finalet e NBA, u bënë objekti me çmimin e dytë më të lartë të arritur për reliket sportive të Michael Jordan.

Megjithatë, ata janë në vendin e dytë në renditjen e relikeve sportive. Uniforma e veshur sërish nga Michael Jordan, në sezonin e famshëm “Last Dance” (1999) mban rekordin absolut me 10.1 milionë dollarë.

Gjashtë bluzat e veshura nga Lionel Messi gjatë Kupës së Botës "Katar 2022", arritën shifrën prej 7.8 milionë.

Legjenda e basketbollit, Michael Jordan

S.Dh/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Perëndimi: Vendimet e Parlamentit të Republikës Sërpska kërcënojnë rendin kushtetues të Bosnjës

Perëndimi: Vendimet e Parlamentit të Republikës Sërpska kërcënojnë rendin kushtetues të Bosnjës