Rekord negativ për Gjermaninë nga COVID-19/ Regjistrohen 1.244 viktima në 24 orët e fundit

Rekord negativ për Gjermaninë nga COVID-19/ Regjistrohen 1.244 viktima në 24 orët e fundit

Një rrugë boshë si pasojë e pandemisë në Shtutgart të Gjermanisë

GJERMANI- Në Gjermani gjatë 24 orët e fundit kanë humbur jetën 1.244 persona si pasojë e COVID-19, duke shënuar kështu një rekord të ri negativ për sa i përket pandemisë.  

Ndërkohë që numri i rasteve të reja që u regjistruar për 24 orët e fundit është 25.164.

Vetëm 2 ditë më parë Angela Merkel ka paralajmëruar mundësinë e ashpërsimit të masave anti-COVID, si pasojë e rritjes së rasteve të infektimeve nga koronavirusi.

Numri total i infektimeve ka shkuar 1.980.861, ndërkohë që numri i viktimave është 44.404 që nga fillimi i pandemisë, duke përfshirë edhe përditësimet e ditës së sotme.

Gjermania, gjatë valës së parë të pandemisë është konsideruar një ndër ato shtete të cilat janë përballur me pasojat socio-ekonomike më së miri, por duket sikur vala e dytë ka gjetur këdo të papërgatitur.

J.GJ./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Shenjat që kanë më shumë gjasa të fillojnë një zënkë në tryezën e festave

Shenjat që kanë më shumë gjasa të fillojnë një zënkë në tryezën e festave