VIDEO/COVID i merr jetën 35-vjeçarit te ‘Shefqet Ndroqi’, mesazhi i të riut një ditë para se të vdiste: U infektova në restorant, s’ma priste mendja, kujdes

Në sallën e reanimacionit në COVID 2, nuk është e njëjta situatë si pak muaj më parë.

Vështirë të mendosh se një djalë apo një vajzë e re, lufton për jetën pas infektimit me koronavirusin, që deri dje besonim se i rrezikonte jetën një moshe të thyer.

I tillë ishte dhe fati i 35 vjeçarit, Qazim Berisha që luftoi për t'i mbijetuar COVID-19, por që fatkeqësisht nuk ia doli. Report Tv, në një bisedë rastësore me të riun, përmes gazetares Migena Sotiri, një ditë përpara se ai të mbyllte sytë, arriti të dëgjonte dhe përcillte mesazhin e tij të fortë e të fundit.

“Isha në punë, punoja në një restorant edhe më kapi pa e ditur fare. Kisha një ngushtim në mushkëri, në frymëmarrje dhe më pas kisha këputje. Kam një mesazh për moshën e re, duhet të ketë shumë kujdes. Mua nuk ma priste mendja dhe nuk e besoja, por është një virus shumë shumë i rëndë”, u shpreh 35-vjeçari.

Report Tv u gjend brenda COVID 2, për të përcjellë atë pamje, që ndoshta rinia shqiptare jashtë mureve të spitalit dhe brenda mureve të lokaleve të tejmbushur, pa distancë, në kërcime qafë më qafë, nuk e shohin.

Pamjen e të rinjve, që ndoshta dhe ata si bashkëmoshatarët e tyre jashtë, diku gabuan në respektimin e masave anti-COVID, aq sa e panë veten të pafuqishëm edhe për të marrë frymë. Me vështirësinë për të folur nga aparatura e oksigjenit, i riu na tregoi se ai punonte në një restorant që ata e kanë të gjithë si familje dhe aty është prekur nga COVID.

Për mjekët, ishte e pabesueshme që në gjendjen e tij, 35 vjeçari gjeti forcën të flasë përballë gazetares. Ndoshta ishte amaneti i tij, për të përcjellë fuqishëm mesazhin se sa e rëndësishme është jeta, që një ditë më pas ai do t'i jepte përfundimisht lamtumirën.

“Ndryshe nga muajt e mëparshëm, po shohim një rritje të numrit të të rinjve të infektuar, që variojnë nga 24 në 58 vjeç, në reanimacion. Po vijnë me gjendje vërtetë të rënda. Gjithë spitali është në terapi intensive tashmë, po insistohet të gjithë me ndihmë, me monitorime, me respiratorë etj. Ndoshta neglizhenca, mos mbajtja e maskës dhe distancimit social. Përfitoj nga rasti që të apeloj që tani nuk është më kriteri i moshës, po infektohen të gjithë, kujdesi duhet nga të gjithë sepse nuk mbrojmë vetëm veten, por edhe familjen dhe jetën. Do doja që të gjithë ta kuptonin se mbajtja e maskës është më mirë se mbajtja e maskës së oksigjenit. Kjo do të na bënte më koshient të gjithëve për të luftuar për më të mirën, ne kërkojmë fitoren e jetës” thonë mjekët.

Me kokën pas nga fjalët e një 35-vjeçari, ne gjetëm një fije shpresë tek Damiani, edhe më i ri, 29 vjeç, gjithashtu në reanimacion, por që ndaj virusit doli fitimtar. Me peshën e fitores dhe të vazhdimit të jetës, me fuqinë e fjalëve të 35-vjeçarit që jetën virusi ia theu në moshë të re, edhe në mesazhin e Damianit, gishti i ndërgjegjësimit i drejtohet të rinjve.

“Nisi si një grip i lehtë, me simptomat e një gripi normal dhe si ne të rinjtë edhe me pak neglizhencë, që e lëmë pas dore, kaloi në gjendje të rëndë të frymëmarrjes, si fillim shkova në urgjencën e Elbasanit, ku mora ndihmën e parë, por duke parë që nuk po përmirësohesha, erdha me urgjencë në Tiranë. Në fillim mu kërkua që të bëja tamponin, me anë të procedurës së mjekut të familjes, mu dhanë ilaçet, por kisha sërish probleme, ndaj erdha. Sot është dita e 4-rt, kalova në reanimacion sepse kisha probleme me frymëmarrjen. Ndërsa tani, krahasuar me gjendjen si erdha, jam si nata me ditën. Që mund të infektohesha e kisha menduar, por që do përfundoja në spital, jo, sepse thoja jam i ri, do ia dal me antibiotikë, por qenka e vështirë” – tha Damiani.

Gjendja shëndetësore e Damianit është e përmirësuar, dhe për pa ditë ai pritet të lërë spitalin COVID 2, por shumë pranë tij, një tjetër i ri nuk ia doli. Situata e koronavirusut në Shqipëri, ashtu si dhe në gjithë botën, po  ndryshon frikshëm dita ditës, duke iu drejtuar të rinjve, që edhe në vendin tonë po përjetojnë infektimin në formë të rëndë, deri në vdekje.

Vetëm në 24 orët e fundit humbën jetën 13 pacientë ku më e reja ishte 28 vjeç, dhe rezultuan të prekur nga COVID 1130 qytetarë. Në 4 spitalet COVID janë të shtruar 431 pacientë, 25 kanë hyrë në terapi intensive dhe 12 tashmë janë në jetë vetëm falë frymëmarrjes artificiale. 

Thirrja e Report Tv i bashkohet asaj të mjekëve, ruani distancën, mbani maskën më ambinte të mbyllura e të hapura, shmangi për çfarëdolloj arsyeje grumbullimet, ruani së pari vetën, prindërit, të afërmit dhe komunitetin.

VIDEO - Speciale/Report TV brenda COVID 2

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 13:37
Ndërroi jetë te ‘Shefqet Ndroqi’, kush është 35-vjeçari që punonte në një lokal natën

1612701383_muzikanti002.jpg

Ky është 35-vjeçari Qazim Berisha i cili ndërroi jetë si pasojë e koronavirusit në spitalin ‘Shefqet Ndroqi’.

Ai u shpreh për Report Tv se punonte në një lokal nate si muzikant, ku dhe mendon se është infektuar.

E.M./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • dori: 08/02/2021 02:04

    Ngushellime familjes te 35 vjecarit,,c'fare fatkeqsie,,,te rinjte te vendosin maska kudo,,eshte kohe e keqe...

    Përgjigju
  • JARI: 07/02/2021 18:41

    LOKALET DHE KLUBET NE BLLOK JANE PLOT,,,DHE RRINE NGJITUR ME NJERI --TJETRIN,,,,ATY E MERR VIRUSIN SHUME LEHTE...

    Përgjigju
  • Alma: 07/02/2021 16:22

    perse nuk ishte ne intubim ai djaloshi . ose ne terapi te forte oksigjeni me skafander ose perbys sipas protokollit qe zbaton e tere europa.

    Përgjigju
    • Ops: 07/02/2021 18:44

      Sepse kishte nevoje rilindja per propagande ndaj vdiq, ske ca i ben ne kete vend jeta e njeriut kushton aq pak sa jemi bere te marrim femijet ne krah dhe te ikim per gjithe naten.

  • moderni: 07/02/2021 12:35

    qeveria nuk mer masa shtrenguese se jemi para zgjedhjeve dhe nuk do te merzis njerzit. rrofshin tv dhe gazetat qe sensibilizojn njerzit.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

Zelensky: Nuk kemi forca për të rimarrë Krimenë dhe Donbasin! Rusia: Të hapur ndaj propozimeve nga i dërguari i Trump

Zelensky: Nuk kemi forca për të rimarrë Krimenë dhe Donbasin! Rusia: Të hapur ndaj propozimeve nga i dërguari i Trump