Rekord turistësh në Muzeun e Krujës, për herë të parë vizitohet nga 1500 vizitorë brenda ditës! Drejtori: Në 4 muajt e parë të vitit, mbi 28 mijë qytetarë

Çdo ditë në Krujë mbërrijnë grupe turistësh nga mbarë bota, të cilët janë të interesuar të vizitojnë kalanë, muzeun dhe pazarin karakteristik.

Vetëm, këtë të premte në muze kanë shkelur 1500 vizitorë, 1000 prej të cilëve të huaj dhe pjesa tjetër gjimnazistë nga Kosova. Ndërkohë, nga janari e deri në maj, Muzeun e Gjergj Kastriotit e vizituan 28 mijë turistë, ku pjesa më e madhe e tyre ishin në huaj. 

Medi Hafizi, drejtor i muzeve të Krujës shprehet se është hera e pare ne karrierën e tij 33 vjeçare që konstatohet numër kaq i lartë turistësh. 

Shifrat i përkasin vetëm muzeut kombëtar “Gjergj Kastriot Skënderbeu”, vendosur në brendësi të rrënojave të kalasë shekullore, pasi muzeu etnografik është i mbyllur edhe pse punimet restauruese kanë përfunduar në masën 95 për qind. 

Kruja njihet për turizmin historik njëditor, por me shtimin e strukturave akomoduese turistët po qëndrojnë me gjate ne kete qytet. 

Referuar të dhënave zyrtare në vitin 2023, Kruja u vizitua nga 100 mijë turistë, ndërsa këtë vit pritshmëritë janë më të larta.

SI.E./M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Në kërkim pas shpalljes non grata, Artan Grubi dyshohet se fshihet në Shqipëri! Dëshmia e biznesmenit: E dërgova me makinë deri në Tiranë

Në kërkim pas shpalljes non grata, Artan Grubi dyshohet se fshihet në Shqipëri! Dëshmia e biznesmenit: E dërgova me makinë deri në Tiranë