Rekordi i PS në Tiranë
fitore e thellë në 24 njësitë

Rekordi i PS në Tiranë<br />fitore e thellë në 24 njësitë
Tirana rezultoi në këto zgjedhje si lokomotiva e fitores së Partisë Socialiste. Projektet madhore si ai i sheshit “Skënderbej”, Pazari i Ri, Bulevardi i Ri, Unaza e Vogël, por edhe puna e bërë në çdo lagje, duke filluar nga çerdhet, kopshtet, shkollat, këndet e lojërave, si dhe gjithë infrastruktura urbane, kanë dhënë efektin e tyre në rezultatin e zgjedhjeve.

Qytetarët e kryeqytetit vlerësuan me votë punën e bërë nga Bashkia e Tiranës në këto dy vite, duke i dhënë Partisë Socialiste një fitore të thellë, që shkon mbi mesataren e gjithë vendit. Kështu, nëse PS në rang vendi ka siguruar 48% të votave, në Bashkinë e Tiranës rritja mesatare shkon në 51.2%, pra mbi 3 për qind më shumë se sa mesatarja kombëtare. 

Një element tjetër i rëndësishëm që rezulton deri më tani, kur kanë mbetur për t’u numëruar shumë pak kuti, është se për herë të parë në historinë e këtyre viteve demokraci, PS ka mundur të fitojë të 24 njësitë administrative që përbëjnë Bashkinë e Tiranës, përfshi këtu edhe zona të tilla që konsiderohen si bastione të PD-së, siç është Lapraka.

Në të gjitha njësitë administrative të Tiranës qytet, PS ka siguruar një rezultat që krahasuar me 4 vite më parë rritja shkon deri në 8 për qind, ku rritja më e madhe është shënuar në njësitë 8, 9 dhe 10. 

Një tjetër e dhënë interesante për Tiranën është edhe vota në zonat rurale. Të gjitha njësitë administrative që më parë i përkisnin ish-komunave, një pjesë e të cilave kanë qenë bastione të PD-së, jo vetëm që kanë nxjerrë fituese PS-në, por kanë dhënë rezultate që i kanë dhënë socialistëve një fitore të thellë.

Rekordin e shënon Njësia e Krrabës ku rritja e PS-së ka qenë me 36%, më pas vijnë me radhë: Peza me 21% rritje, Petrela me 17%, Ndroqi me 16% rritje, Farka me 13%, e kështu me radhë.

Natyrisht që këto shifra janë më së pari rezultat i vëmendjes dhe punës që kanë bërë Bashkia e Tiranës në zonat rurale.

 
Njësia                                  2017                    Rritja nga 2013                                                 

Dajt                                   56,00%                + 4 %                                   

Farkë                                 46,17%                + 13 %                                

Kashar                              53,80%                + 11 %                                

Krrabë                              69,91%                + 36 %                                

Ndroq                               59,45%                + 16 %                                  

Petrelë                               62,29%                + 17 %                                

Pezë                                   63,41%                + 21 %                                

Shëngjergj                          47,27%               + 6 %                                     

Vaqarr                              59,87%                + 2 %                                     

Baldushk                          50,62%                + 5 %                                   

Bërzhitë                           55,53%                + 10 %                                

Zall-Bastar                        53.46%                + 6 %                                   

Njësia Bashkiake 1          51.30%                + 5 %                                   

Njësia Bashkiake 2         50,21%                + 5 %                                  

Njësia Bashkiake 3         52,00%                + 8 %                                  

Njësia Bashkiake 4         51,86%                + 6 %                                  

Njësia Bashkiake 5         53,38%                + 2 %                                  

Njësia Bashkiake 6          53.75%                + 3 %                                   

Njësia Bashkiake 7         51,94%                + 3 %                                  

Njësia Bashkiake 8          43.56%                + 4 %                            

Njësia bashkiake 9         50,80%                + 6 %                                  

Njësia Bashkiake 10       51,46%                + 8 %                                  

Njësia Bashkiake 11        44.98%                + 2 %          

Redaksia Online
Al.N/Shqiptarja.com     
                 

  • Sondazhi i ditës:

    Si po përballohet situata e krijuar nga zjarret në vend?



×

Lajmi i fundit

Raportimi i një krimi në shtëpinë e të moshuarve dhe rrëfimi i një infermiereje për azilin......

Raportimi i një krimi në shtëpinë e të moshuarve dhe rrëfimi i një infermiereje për azilin......