Cristiano Ronaldo shënoi së fundmi golin e tij të 900-të në karrierë, teksa Portugalia mposhti Kroacinë 2-1 në Ligën e Kombeve të enjten mbrëma. Pas rekordin të madh, sulmuesi 39-vjeçar portugez bëri një deklaratë që jo të gjithë janë pajtuar.
“Të fitosh Evropianin me Portugalinë është e barabartë me fitimin e një Kupe të Botës. Unë kam fituar tashmë dy trofe për Portugalinë që i dëshiroja shumë. Nuk jam i motivuar nga kjo, jam i motivuar duke shijuar futbollin dhe rekordet vijnë natyrshëm”, tha portugezi.
Legjenda e Portugalisë u dëshpërua ndërsa Maroku eliminoi vendin e tij nga Kupa e Botës ‘Katar 2022’.