Rekrutimi në Forcat e Armatosura 
Petro Koçi takom nxënësit e Kukësit

Zëvendësministri i Mbrojtjes, Petro Koçi në vijim të takimeve që po zhillohen nga Ministria e Mbrojtjes në kuadër të fushatës sensibilizuese për rekrutimin në Forcat e Armatosura, u takua me nxënës të gjimnazit “Havzi Nela” në Kukës.

Koçi theksoi se, “Është një shans shumë i mirë që ju jepet të rinjve kuksiane për të qenë pjesë e kësaj force sepse do të jeni pjesë e një strukture të nderuar dhe të respektuar nga publiku”. 

Të rinjtë shprehen se e mirëpresin ofertën në fjalë duke e renditur si prioritet jo thjeshtë për trajtim financiar, por edhe si mundësi për të kontribuuar për vendin.
 
Ministria e Mbrojtjes ka filluar një fushatë sensibilizimit për tu inkuadruar  të rinjtë përmes ofertës së punësim, por edhe për karrierë në forcat e armatosura.

Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Shqipëria dy medalje bronzi në Lojërat Olimpike, e kujt është merita?



×

Lajmi i fundit

Morën peng një 22-vjeçar pasi u përplasën me makinë, në pranga 2 autorët në Tiranë (EMRAT)