TIRANE- Ministri i Jashtëm i Emirateve të Bashkuara Arabe, Sheik Abdullah Bin Zayed Al Nahyan, deklaron se është mëse e nevojshme të parandalohet fenomeni i dërgimit të personave për të luftuar në Siri.

Gjatë konferencës së përbashkët për shtyp me ministrin e Jashtëm Ditmir Bushati, ministri Al Nahyan u shpreh për një angazhim të përbashkët "që rinia të mos bjerë pre, të luftojmë nga ana ideoligjike këtë fenomen të tillë”.

"Vetë populli sirian kërkon që luftëtarët e huaj të dalin nga territori i Sirisë. Është mëse e nevojshme që të parandalohet fenomeni të dërgimit të personave për të luftuar në Siri dhe të angazhohemi të gjithë së bashku që rinia të mos bjerë pre, të luftojmë nga ana ideoligjike këtë fenomen të tillë. Është mëse e nevojshme që të gjithë të kenë një pjesë konkrete në sensibilizimin e opinionit publik. Fatkeqësisht gjejmë në këtë kohë ekzistencën e disa shteteve që nxisin dhe promovojmë dërgimin dhe infiltrimin në organizatat ekstremiste," tha Bin Zayed Al Nahyan. 

Në emër të qeverisë shqiptare, ministri i Jashtëm Ditmir Bushati u shpreh se Shqipëria ka qenë gjithmonë në krah të luftës kundër terrorizmit dhe fakti që një celulë është zbuluar tregon shkallën e lartë të policisë së shtetit.

"Qeveritë shqiptare, kanë dëshmuar gjithnjë një vullnet të qartë për ta luftuar fenomenin e terrorizmit. Aleanca jonë me partnerët strategjike na obligon për ta luftuar pa mëshirë këtë fenomen. Fakti që kjo celulë është zbuluar tregon shkallën e lartë të policisë së shtetit. Dhe e shoh si provë të suksesit të forcës tonë goditëse ndaj kësaj veprimtarie e cila nuk mund të parandalohet vetëm më norma ligjorë, duke ju dhënë provë tjetër shoqërisë shqiptare dhe ndëkombëtarëve për progresin e Shqipërisë në rrugën drejt integrimit evropian," tha Bushati.

Më 11 mars 2013 policia arrestoi 8 persona ndërsa shpalli në kërkim 5 të tjerë nën akuzën e krijimit të celulave të rekrutimit të besimtarëve myslimanë për të luftuar me grupet e opozitës në Siri. Në pranga janë Genci Balla, Bujar Hysa, Edmond Balla, Zeqir Imeri, Verdi Morava, Fadil Muslimani (Dervishi), Astrit Tola,Orion Reçi ndërsa janë në kërkim Gerti Pashja,Shkëlzen Dumani, Shyqyri Kaca, Almir Daci, Medi Manallari

Ministri i punëve të jashtme Ditmir Bushati priti sot homologun e Emirateve të Bashkuara Arabe Abdullah Bin Zayed Al Nahyan. Në përfundim të takimit në konferencën për shtyp, të dy ministrat bënë të ditur nënshkrimin e marrëveshjes së “Shmangies së taksimit të dyfishtë”.Shmangia e taksimit të dyfishtë, Bushati marrëveshje me Al Nahyan
 
Redaksia online 
(sg/shqiptarja.com)