'Rekruton' organizatoren e protestës në Durrës, studentët përzënë deputeten e PD-së

 'Rekruton' organizatoren e protestës në Durrës, studentët përzënë deputeten e PD-së

Deputetja Bardha Kadiu dhe organizatorja e protestës së studentëve në Durrës

Anëtarë të FRPD dega Durrës jane angazhuar intensivisht për të menaxhuar protestën e studentëve të universitetit “Alekandër Moisiu”, duke futur mes tyre edhe njerëz që nuk kanë lidhje me universitetin. Ata i kanë prirë protestës se disa dhjetrave studentëve durrsakë, të cilët ishin të pajisur me megafonë dhe pankarta politikë

Por ndërhyrja e Partisë Demokratike ka qenë më flagrante kur mes studentëve është gjendur “papritur” deputetja Fatbardha Kadiu, e cila nuk është pritur mirë nga shumica e studentëve, ashtu si edhe eksponentët e FRPD.

Studentët kanë kërkuar largimin e deputetes dhe drejtuesve të degës së FRPD duke deklaruar se ”nuk duam asnjë ndërhyrje dhe mbështetje politike, pasi i dalim zot vetë nismës sonë”. Ndërkohë, Kadiu ka lidhje me organizatoren e protestës së studentëve në Durrës, siç shihet edhe në foto. /Tema/

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Historia e kremtimit të Krishtlindjeve

Historia e kremtimit të Krishtlindjeve