Rekrutonin njerëz që të merrnin kredi nga subjektet financiare me dokumente të falsifikuara, arrestohen dy bashkëpunëtorët, mes tyre një vajzë

Rekrutonin njerëz që të merrnin kredi nga subjektet financiare me dokumente të falsifikuara, arrestohen dy bashkëpunëtorët, mes tyre një vajzë

Dy persona janë arrestuar pasi në bashkëpunimi me njëri tjetrin mashtronin për të përfituar kredi nga subjektet financiare që ofronin mikrokredi. Të arrestuarit Shahije Rroshi, 25 vjeçe dhe Leonard Allushi, 27 vjeç, të dy banues në Tiranë, kishin krijuar një skemë mashtrimi, me anë të së cilës rekrutonin persona të ndryshëm, kundrejt shpërblimit, duke i pajisur me dokumente të dyshuara të falsifikuara, për të bërë të mundur përfitimin e mikrokredive nga institucionet financiare. 

Dy të rinjtë u arrestuan gjatë operacionit të koduar “Fraud 2" e organizuar nga Seksioni për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar.

Prokuroria vijon hetimet për identifikimin dhe vënien para drejtësisë edhe të personave të tjerë të përfshirë në këtë skemë mashtrimi. 

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprat penale “Falsifikim i dokumenteve”, “Mashtrimi” dhe “Mashtrim me kredi”.

I.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja