Rekrutonin ushtarë për ISIS, Apeli
jep 109.6 vite burg për 9 xhihadistët

Rekrutonin ushtarë për ISIS, Apeli<br />jep 109.6 vite burg për 9 xhihadistët
Gjykata e Apelit të Krimeve të Rënda zbut me 16.4 vite dënimet për nëntë imamët e vetëshpallur të cilët nga kjo e enjte konsiderohen të dënuar me vendim të formës së prerë.
 
Seanca e drejtuar nga gjykatësi Hurali Brahimllari ka vonuar të nis 3 orë duke sjellë për disa minuta dhe largimin e Imamëve nga kafazi i hekurt për të kryer ritin e faljes.
 
Në përfundim dënimet e dhëna nuk ndryshuan për Gerti Pashajn me 17 vite, Bujar Hysën 18 vite, Genc Ballën 18 vite dhe Edmond Ballën me 13 vite.
 
Këta 4 persona u hetuan e gjetën fajtorë si drejtues të rrymës radikale të rekrutimit dhe financimit të terrorizmit dhe për ta dënimet u lanë në fuqi si në shkallën e parë.
 
E vetmja vepër penale e pushuar nga apeli i krimeve ishte ajo për nxitjen dhe urrejtjen e fetare ndaj Verdi Moravës për të cilën apeli u shpreh se s'është arritur të provohet duke lënë në fuqi vetëm dënimin për financimin e imamëve dhe ndaj tij rëndojnë 10 vite burgim.
 
I pranishëm në seancë babai i Verdi Moravës deklaroi se për dënimin e padrejtë të djalit të tij i është drejtuar me një letër dhe ambasadorit amerikan.
 
Zbutje të dënimit përfituan Fadil Myslimani i cili nga 12 vite do të vuaj 10, Astrit Tola nga 7 vite do të vuaj 4.8 vite, Zeqir Imeri nga 16 vite 13 si dhe Orion Reçi nga 13 vite në 6.8.
 
Vetë Imamët ishin të pranishëm në seancë ku pak para shpalljes së vendimit Bujar Hysa duke ju drejtuar mbështetësve kërkoi nga ata që mos bien prej e provokimeve apo të shfaqin tension cilido që do të ishte dënimi.
imamet
(Nëntë xhihadistët e dënuar)

Dënimet e dhëna nga Apeli:

Bujar Hysa - 18 vite burg

Genc Balla - 17 vite burg

Gert Pasha - 17 vite burg

Fadil Myslimani - 10 vite burg

Astrit Tola  - 4.8 vite burg

Zeqir Imeri - 13 vite burg

Edmond Balla - 13 vite burg

Verdi Morava - 10 vite burg

Orion Reçi - 6.8 vite burg

Vendimi i Shkallës së Parë:

Bujar Hysa  18 vjet

Genci Balla  17 vjet

Gerti Pashja  17 vjet

Orion Reci   13 vjet

Verdi Morava  13 vjet

Zeqir Imeri  16 vjet

Astrit Tola   7 vjet

Edmond Balla  13 vjet

Fadil Myslimani 12 vjet

Imami Armand Aliu: Po vijnë kohë të vështira, shteti terror besimtarëve
Imami i vetëshpallur i xhamisë në Unazën e Re pas vendimit të Gjykatës së Apelit për grupin e 9 xhihadistëve deklaroi se kohë të vështira po vijnë, pasi po shtohet dhuna dhe terrori ndaj besimtarëve myslimanë.
 
" Dy -tre patën ulje të vendimit. Falenderoj qeverinë dhe forcat e sigurisë për fashizmin e treguar ndaj myslimanëve.

Të gjithë besimtarëve myslimanë me mjekër sot u është hequr rripi i pantallonave, ndërsa janë lënë të gjithë të tjerët.

Nuk pritej ndryshim, pasi edhe Apeli është pjesë e këtij sistemi. Të gjithë myslimanët nuk duhet të presin mirësi, pasi duhet të presin kohë të vështira, pasi po shtohet dhuna dhe terrori e presioni me të rrahura ndaj besimtarëve dhe në forma të tjera.

Unë nuk jam imam i vetëshpallur, pasi i vetëshpallur është kryetari i KMSH, pasi është i katapultur.

I bëj thirrje shtetit që t’i shikojë të gjithë anëtarët e organizatës terroriste të Gylen.

Fjala e vetëshpallur është shpikje, pasi nuk njihet.

Kallëzimet nga kreu i KMSH, për nxitje të terrorizmit dhe urrejtjes, jam paraqitur në prokurori, por është lënë vetëm me kaq.

Kallëzimi, pasi kam folur dhe vazhdoj të flas për demaskimin e Gylenistëve.

Ulja e dënimit për 2 persona, është thjeshtë justifikim", 
tha ai.

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Vigjilje Krishtlindjesh, Imzot Angelo Massafra: Ecni vetëm drejt rrugës së mirë, mos e lini të keqen t’ju mposht

Vigjilje Krishtlindjesh, Imzot Angelo Massafra: Ecni vetëm drejt rrugës së mirë, mos e lini të keqen t’ju mposht