Rektorët e universiteteve për Projektligjin e Akademisë së Shkencave: Është në kundërshtim me ligjin e Arsimit të Lartë

Rektorët e universitete publike në mbarë vendin iu bashkuan diskutimeve për projektligjin për “Akademinë e Shkencave” në Komision e Medies. Teksa vlerësuan iniciativën e akademikëve për reformimin e institucionit, ata ndalën edhe tek disa nga pikat, me të cilat ky projektligj bie në kundërshtim me ligjin për Arsimin e Lartë. Nene këto që sipas rektorëve duhet rishikuar para se të miratohet projektligji

“Që nga fillimi që jemi njohur me dy draftet, i kemi lexuar edhe sot gjejmë që këto dy materiale janë përmbledh në një edhe është shumë i përgatitur. Më duket pozitive që do të ketë një hapje më të gjerë ndaj ASH-së. Shikoj një hapje më të gjerë edhe një mundësi më të madhe për stafin akademik që punojnë në IAL të ndryshme. Ngritja e Akademisë së të rinjve është pozitive në këtë material”, shprehet Agron Cuko, rektor i Universitetit të Sportit në Tiranë.

Për Adem Bekteshin, rektorin e Universitetit “Luigj Gurakuqi” në Shkodër bashkëpunimet mes akademisë së shkencave edhe IAL nuk janë në nivel ta barabartë.

“Ligji është një arritje e re, është një tendencë hapja e akademisë. Unë e shikoj se bashkëpunimet nuk janë në nivel të barabartë. Në ligjin e arsimit të lartë departamenti ka rolin kryesor përveç instituteve. Në këtë projektligj akademisë i është lënë rol udhëheqës në gjithë kërkimin shkencor. Unë mendoj se universitetet kanë një rol të rëndësishëm. Përpos kësaj mendoj se puna shkencore, në grada të ndryshme, ne nuk mundet që t’ja delegojmë ASH nga universitetet. Universitetet duhet që të jenë qendra kërkimi si ASH. Janë universitet që përgatisin akademikët e ardhshëm. Një pikë tjetër është që akademikët mund të marrin pjesë në senatet e universiteteve. Cili është roli i tyre në këto senate? Nëse ndodh kjo, pse nuk barazohen që edhe universitetet të jenë pjesë e asamblesë. Universiteti e sheh veten si prodhimtar të akademikëve të ardhshëm, por jo pjesëmarrjes në hartimin e të gjithë niveleve. Duhet që ta dimë, se nëse ne në nivelin e tretë përgatisim doktorantët, edhe nëse këtë nivel duhet që ta udhëheq akademia, cili do të ishte roli dhe autonomia e universiteteve”, thotë Adem Bekteshi, rektorin e Universitetit “Luigj Gurakuqi”.

Skënder Topi, rektor i Universitetit “Aleksandër Xhuvani” në Elbasan mendon se duhet që të ketë më shumë bashkëpunim mes institucioneve, që edhe reforma në ASH të ecë.

“Sa i përket këtij projektligji ka një mospërputhje mes qëllimit të këtij projektligji dhe rolit dhe funksioneve të tij. Në lidhje me monitorimin e kërkimit shkencor që kërkohet që të monitorohet nga ASH, është në kundërshtim me ligjin e Arsimit të lartë. Kërkimi edhe marrja e informacionit për punën shkencore nuk është qëllimi i këtij ligji, prandaj ASH duhet që të bashkëpunojë me IAL-t. Jam pro miratimit të një ligji që zgjidh ecurinë e ASH-së, por jam kundër cenimit të lirive akademike.  Në dy nene të projektligjit thuhet se ASH monitoron kërkimin shkencor, kjo bie në kundërshtim me ligjin e Arsimit të Lartë. Sikundër edhe akademikët që të jenë pjesë e senateve. Unë do propozojë që anëtarë të senateve të jenë pjesë e ASH-së. ASH duhet të bashkëpunojë me IAL-të. Ndryshe do jemi sërish në fazën që ishim”, shprehet Skënder Topi, rektor i Universitetit “Aleksandër Xhuvani”.

Sulejman Sulçe, zëvendësrektor i Universitetit Bujqësor Tiranë mendon se ASH kërkon që të prevalojë mbi universitetet.

“Ne shikojmë se ASH merr një rol të ri nga ky projektligj. Që në fillim duket se ASH merr përsipër kërkimin shkencor duke prevaluar mbi Universitetet. Nuk jam i sigurtë nëse vërtet roli i takon ASH-së? Ka një elitë të caktuar që rregullon bashkëveprimin për kërkime specifike, por nuk besoj se merr në shqyrtim tërësisht kërkimin shkencor. Projektligji është munduar që të përcaktojë se çfarë merr përsipër, edhe të nxisë edhe të udhëheq pika të veçanta të kërkimit. Edhe të botojë organe periodike me nivel të lartë. Përcaktimi është shumë i dobët. Akademia duhet që të mos ketë nivel të lartë në kërkim shkencor, por në plan ndërkombëtar. Të monitorojë procesin e kërkimit në IAL, kjo është kërkesë shumë e madhe, se nuk e monitoron dot, qoftë edhe për kapacitetet që ka ASH. Pjesëmarrja në senate duhet që të rregullohet, midis ASH-së dhe akademisë, pasi universitetet janë po aq autonom sa universitetet”, thotë Sulejman Sulçe, zëvendësrektor i Universitetit Bujqësor Tiranë.

Valbona Duri, zv.rektore e Universitetit “Eqerm Çabej” në Gjirokastër vlerëson hapjen e Akademisë ndaj akademikëve të rinj, ndërsa flet edhe për liritë akademike që preken nga ky projektligj

Lekë Sokoli, zv.rektor i Universitetit "Aleksandër Mosiu" në Durrës rendit rreth pesëmbëdhjet pika me të cilat nuk është dakord në këtë projektligj. Madje ai sugjeron që mos të merren si referim modelet gjermane, para atyre të vendeve më të përafërta me Shqipërinë.

“Ndërgjegjja jonë profesionale na bën që të themi ato që mendojmë. Kam renditur disa pyetje, përse një ligj për ASH-n dhe cilat janë risit në raport me ligjin eksiztues? Çfarë garancish ka që ky ligj dhe kjo reformë mos të pësojë fatin e ligjeve të mëparshëm. Përpjekja për të ndërtuar një akademi të Shkencave sipas modeleve bashkëkohore rezulton një e pavërtetë e madhe. Mendoj se ky projektligj nuk i shkon problemit në thelbin e vet, duhet pranuar, se gjendja e sotme e ASH-së, është produkt i reformën së vitit 2007, që e shndërroi ASH-n në një institucion honorifik. Një akademi që nuk ka detyrim me kërkimin shkencor merr një të katërtën e fondit të kërkimit shkencor në Shqipëri. referenca ndaj përvojës botërore është e gabuar. Ne duhet të merremi me përvojën e vendeve më modeste”, thotë Leke Sokoli.

Për Sokol Banajn, zv.rektorin e Universitetit “Ismail Qemali” në Vlorë ky projektligj është një formë e duhur për vetëformimin e Akademisë së Shkencave.  

“Ndryshimet në arsimin e lartë apo në ASH janë diskutuar. Por mendoj se është një ligj që njeh detyrën e ASH, që të vetreformohet pa pasur nevojën e komisioneve parlamentare. E kthen ASH-nnë një institucion të hapur, pasi më parë ASH ka qenë si një bunker. Ky projektligj jep mundësinë që me anë të zhvillimit të kërkimit shkencor të gjithë mund të hynë brenda institucionit”, thotë Banaj.

Projektligji për Akademinë e Shkencave pritet që pas diksutimeve në komision të miratohet edhe në parlament.

 

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja