Rektori i UBT-së në mbledhjen e grupit të PS, Bardhi: E dënoj me forcë, presidenti ta shkarkojë! Peleshi: Spekulime, Sallaku kërkoi të flasë edhe në grupin e PD-së

 

Krerët e grupeve parlamentare të PS dhe PD, Niko Peleshi dhe Gazment Bardhi replikuan në seancën e sotme plenare lidhur me praninë e rektorit të UBT-së në mbledhjen e grupit parlamentar të PS-së dje, pas aksioni të SPAK në Universitetin Bujqësor.

Bardhi e dënoi me forcë këtë ngjarje duke e quajtur si antikushtetuese, ndërsa me ironi shtoi se edhe Safet Bajri ka kërkuar të flasë në grupin parlamentar socialist pas arrestit nga SPAK. Por Peleshi iu përgjigj duke thënë se rektori Fatbardh Sallaku ka kërkuar të flasë edhe në grupin parlamentar të PD-së, duke mos mbajtur anë.

Bardhi: Dua të dënoj me forcë aktin që ka ndodhur dje në Kuvend, që një rektor kërkoi strehim në grupin tuaj parlamentar, kjo vjen në një kohe kur nuk ka sqaruar senatin, por vjen rrëfehet në grupin tuaj.

Më thonë që ka kërkuar edhe Safet Bajri që të dëgjohet në grupin tuaj.

Niko Peleshi: Spekulim dhe abuzim me fjalën në parlament, sepse nëse keni ndjekur fjalën e rektorit, u tregua i gatshëm të vijë edhe te ju të japë shpjegime. Ai nuk mbajti anë, as ne.

Bardhi kërkoi më tej që presidenti i Republikës, Bajram Begaj të shkarkojë rektorin Sallaku për shkelje të kushtetutës.


Lajmi kryesor:

Kuvend/ Debate për dëgjesën e rektorit në grupin e PS! Bardhi: Presidenti ta shkarkojë! PS: Po i bëni gjyqin, Hallet e primareve mos i sillni këtu


G.K/I.M/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 30 Mars, 00:06

    Programi i PS, a ju duken të realizueshme objektivat ekonomikë?



×

Lajmi i fundit

Në ndërtimin e grataçelës së shembur në Bangkok është e përfshirë një kompani italo-tajlandeze

Në ndërtimin e grataçelës së shembur në Bangkok është e përfshirë një kompani italo-tajlandeze