OSHEE njofton se në kuadër të investimit për shtrirjen e rrjetit 20kV në qytetin e Fushë Krujës dhe fshatrave përreth, projekt që parashikon ndërtimin e kabinave te reja, vendosje shtyllash dhe kabllo është e detyruar të staktojë sot energjinë elektrike deri në orën 12:30.
Punimet do të kryhen në rrugën e burgut te Fushë Krujës dhe zonat pa energji aktualisht janë: Lagja “Kastriot”, rruga e Krujës, një pjesë e SMT, lagja e Tregtisë, rruga e Tiranës, Koder Cel, Fshati Larushk pjesërisht dhe lagja Arrameras. Burgu i Fushë Krujës nuk ka probleme, pasi furnizohet me energji përmes një linje të dytë.
Komento