Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike ka njoftuar se për shkak të remontit në disa kabina elektrike më datë 20 dhe 21 dhjetor do të stakohet energjia në disa zona të Tiranës. Me një njoftim të shpërndarë për mediat, OSHEE thotë se energjia do të ndërpritet në Sauk Kodër, Rruga e Dibrës, pranë Konvikteve të Fakultetit të Mjekësisë, Rruga “Todi Shkurti”, rruga “Merdar Shtylla”, zona e “Komunës së Parisit” dhe zona pranë Kopshtit Botanik.
Njoftimi i OSHEE:
Stakim, data 20-21 Dhjetor. Në vijim të punimeve për rikonstruksionin e kabinave, në datat 20-21 dhjetor do të stakohet energjia në disa zona në Tiranë
09:00-14:00
Sauk Kodër
09:00-15:00
Rruga e Dibrës, pranë Konvikteve të Fakultetit të Mjekësisë
21 dhjetor
09:00-15:00
Rruga “Todi Shkurti”
09:00 – 14:00.
rruga “Merdar Shtylla”, zona e “Komunës së Parisit”, zona pranë Kopshtit Botanik.