Operatori i shpërndarjes së energjisë elektrike njofton abonentët në Tiranë se për tre ditët e ardhshme do të ketë stakime. Në vijim të punimeve për rikonstruksionin e kabinave, në datat 11-12 dhe 13 mars do të punohet në disa kabina në kryeqytet,  e për pasojë do të stakohet energjia në këto zona në Tiranë.

11 mars
09:00-15:00
Pjesërisht rrugët: “Andrea Mano”, “Rruga e Dibrës”,  prane shkollës “Bajram Curri”, “Tefta Tashko Koço”,  pranë sheshit “Avni Rustemi”, “Hysen Xhura”

12 mars
09:00-15:00
Pjesërisht rrugët: “Imer Ndregjoni”,  pranë  ish-shkollës së Bashkuar, “Pjetër Budi”

13 mars
09:00-15:00
Pjesërisht rruga e Farkës