Remzi Hoxha, 18 vjet i zhdukur, I
biri: Duam eshtrat o marrim gjak

Remzi Hoxha, 18 vjet i zhdukur, I<br />biri: Duam eshtrat o marrim gjak
TIRANE-Nëse sot do të ishte gjallë Remzi Hoxha, biznesmeni shqiptaro maqedonas do të mbushte 58 vjeç.

Por 18 vjet nga zhdukja pa gjurmë nga SHIK-u i atëhershëm, familjarët, ende nuk e dinë se ku ndodhen eshtrat e njeriut të tyre. Vëllai i Remziut dhe djali i tij nuk reshtin së kërkuari.

Për këtë qëllim ata zhvilluan dhe një takim me kryeministrin Rama, nga i cili  siç thonë ata kanë dalë me një fije shprese  se eshtrat do të gjenden dhe fajtorët do të dalin para drejtësisë.

“Prej 18 vitesh kemi kërkuar gjithmonë një takim por asnjëherë nuk na është pranuar. Sot për herë të parë në të gjithë historinë tragjike të falmiljes tonë lind një fije shprese se ajo që ne kërkojmë, eshtrat e babait tonë do të gjinden. Pas 18 vitesh pritemi nga kryeministri dhe na jepet premtimi se do të bëhet angazhim maksimal që eshtrat e babait tim do të gjinden dhe fajtorët do të dalin para drejtësisë.”- tha sot Ardian Hoxha në një konferencë për median paraditen e sotme në hotel Tirana. 

Edi Rama ka takuar Ardian Hoxhën dhe ky i fundit deklaroi se në takim është kërkuar të gjenden eshtrat e Remzi Hoxhës si dhe arrestimin e Ilir Kumbaros.  Ardiani akuzon sërish se mazhoranca e kaluar, sot në opozitë, ka gisht në zhdukjen e babait të tij por shpreson që kryeministri i ri të bëjë drejtësi.

“I shpjeguam gjithë rastin siç e dimë, e siç ka ndodhur dhe janë dëshmitë. Dëshmitë dhe provat tregojnë se janë zhdukur nga persona që e kan kryer krimin. Kërkuam që të na ndihmojë të gjejmë eshtrave dhe kapjen e Ilir Kumbaros. E dimë që shteti ka mekanizmat që mund t'i angazhojë për gjetjen e Ilir Kumbaros”- tha më tej Hoxha, duke iu referuar dy kërkesave që i kishin bërë Ramës në takimin me të. 

TE NA TREGOJNE KU JANE ESHTRAT OSE MARRIM GJAK
“Publikisht kërkojmë nga të gjithë personat që e kanë kryer krimin dhe janë gjallë: Nga Sali Berisha, që ishte dhe kryeministri, president, Bashkim Gazidede, Ilir Kumbaro,  Arben Sefgjini dhe Budjon Meçe të kontribuojnë ta ndalin. E gjithë bota e di kush e ka kryer krimin, zhdukur, tortuar dhe vrarë babin tim dhe ne si familje duam që kjo të ndalet një herë e përgjithshmonë. Të na çojnë drejt eshtrave, qoftë për mes letrave internetit dhe kjo punë të mbarojë dhe ne do ia falim gjakun. Ne e dimë që babi im s’mund të kthehet, e dimë që ai është i vrarë. Të mos i lënë në gjak edhe pasardhësit e tyre dhe të mos jetojnë me frikë dhe ne të mos jetojmë me atë dhembje e mllef.  "- thotë Ardian Hoxha
Vëllai i Remzi Hoxhës ka shpresë tek qeveria e re: “Unë nuk jamn dakord me kanunin, shrpesat janë tani me një qeverisje të re”

djali i remzie hoxhes
(Në foto: Familjarët e Remzi Hoxhës me në sfond Remzi Hoxhën)


“Dihet që Ilir Kumbaros i ka mbetur në dorë. Arben Sefgjini ka qenë bashkëorganizator, Bashkim Gazidede e ka udhëhequr gjithë procesin. Budjon Meçe ka qenë bashkë me ta. Berisha nuk ka qenë aty por ka qenë pjesë e udhëheqjes së saj. Sali Berisha dihet që publikisht i ka mbrojtur deri në momentin e
fundit. “  

BABAI IM  DESHMITAR I TAKIMIT TE GAZIDEDES ME ARKNANIN, DHE TE BERISHES ME  MILLOSHEVICIN
"Fatkeqësi që babai im është gjendur edhe në takimin e Gazideses me Arkanin në Shkodër në një restorant ku babi im kishte shkuar me ekipin e tij të punës për drekë dhe aty e shohin duke drekuar dhe duke qeshur. Lajmëron kreun e Parlamentit të asaj kohe Pjetër Arbnorin dhe thotë ne po përgatitemi për luftë në Kosovë dhe këtu bëhet bashkëpunim me Serbinë
 Në rastin tjetër ku babi im nuk ka qenë direkt i implikuar. Sekretari i sindikatës të cilën e udhëhiqte babai im ka lajmëruar zyrën e LDK në Prishtinë vetëm për të thënë a janë në dijeni të takimit të Berishës me Millosheviçin. LDK lajmëron PD dhe kur i kanë thënë se kush ju ka tregu nuk i kanë thënë që ka qenë sekretari por Remzi Hoxha. E dimë që e dimë që e keni bërë krimin, por na tregoni ku i keni lënë eshtrat, po jua falim”- dëshmon Ardian Hoxha.

I ftuar në A1 Report Ardian Hoxha tha: “Nuk do të kërkojmë që rasti të rigjykohet, të dënohen. Duam vetëm eshtrat”
ardian hoxha
(Në foto: Ardian Hoxha në studion e A1 Report)

Redaksia online
(sg/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    28 Nëntor, 09:20

    A e keni të qartë pse opozita organizon mosbindje civile?



×

Lajmi i fundit

Lidhjet e Suel Çelës me Artan Hoxhën, Kikia në ‘Frontline’: Gazetaria mori goditje të jashtëzakonshme, gazetarë në shërbim të një prej organizatave më famëkeqe të krimit

Lidhjet e Suel Çelës me Artan Hoxhën, Kikia në ‘Frontline’: Gazetaria mori goditje të jashtëzakonshme, gazetarë në shërbim të një prej organizatave më famëkeqe të krimit