Renato Zanella: Shkëlqimi i Eno Peçit në Vjenë më lidhi me Shqipërinë

Renato Zanella: Shkëlqimi i Eno Peçit në Vjenë më lidhi me Shqipërinë

Pamje nga provat e premierës

Koreografi dhe regjisori i mirënjohur, Renato Zanella vjen shpesh në Shqipëri. Është i tërhequr nga talenti i artistëve shqiptarë. Në një intervistë për “Shqiptarja.com” ai flet i entuziazmuar për lidhjen e tij të veçantë me ta. E askush nuk do ta vinte në dyshim, sepse Zanella ka mbi dhjetë vjet që vjen e shkon për të dhënë kontributin e tij artistik në Tiranë.  Ka ngjitur disa premiera në skenën e TKOB me balerinët, solistët e koreografët më të mirë shqiptarë.

Edhe këtë herë ai ka pothuajse një muaj që po qëndron në Tiranë, duke punuar për operetën spektakolare “Die Fledermaus” “Lakuriqi i Natës” që do të ngjitet në skenë sot dhe do të vijojë në datat 1,2,3 Prill Në Pallatin e Kongreseve.

Kur vjen në Shqipëri Zanella punon me pasion dhe ndërsa largohet pas shfaqjeve të sukseshme sërish drejt Vjenës, lë pas eksperiencën e tij të madhe dhe sigurisht një premierë dedikuar artistëve shqiptarë. Njeh shumë prej tyre, por kontakti i parë ka qenë me Eno Peçin, kur drejtonte baletin në Operën e Vjenës. Koreografi i shquar botëror Renato Zanella rrëfen në këtë intervistë:  Si ka punuar me balerinin shqiptar Eno Peçi në Vjenë. Çfarë simbolizon për të opereta austriake “Die Fledermaus”, e cila do të këndohet, kërcehet e aktrohet me artistët Branimir Agovi dhe Denis Skura, që do të interpretojnë Eisenstein, me sopranon Eva Golemi në rolin e Rosalindës, dhe Renisa Laçkën në rolin e konteshës.  Gjithashtu, Zanella kishte menduar edhe një surprizë me rastin e ngjitjes në skenë të kësaj operete, të ftuarin special Saimir Pirgun, tenorin me famë botërore, i cili për fat të keq në pragpremiere deklaroi që nga Tokio, ku ndodhet aktualisht se nuk vinte dot për shkak të një “bronkiti akut”.

Intervista

Maestro Zanella, ju keni ardhur shpesh në Shqipëri, dhe keni pasur edhe bashkëpunime më të hershme me Teatrin e Operës. Çfarë ju mban kaq të lidhur me Shqipërinë?

-Kjo lidhje me shtetin shqiptar është për vetë faktin e tillë, sepse jeta më ka përballur me shumë artistë nga Shqipëria, shumë profesionalë dhe të suksesshëm në Europë, si në Itali, në Gjermani dhe në Austri. Dhe një nga nxitjet është fakti që në fillimet e karrierës time unë kam punuar me Eno Peçin, një balerin i shkëlqyer që është në Austri. Eno Peçi aktualisht luan role protagoniste në Operën e Vjenës, dhe më e rëndësishmja ai performon edhe në Koncertin e Madh të Vjenës, çdo 1 janar. Me Eno Peçin jamë njohur kur do të ngjisja veprën “Spartaku”, në të cilën Eno Peçi ka shkëlqyer, arriti atë që unë kërkoja një Spartak jo si hero, por  një intelektual të vërtetë të kohës së tij. Eno arriti ta kuptonte që fitoret nuk janë punë muskujsh por të një mendjeje që punon. Rezultati ishte një një sfidë për mua. Ishte një bashkëpunim i shkëlqyer më të për të zbërthyer sa më mirë një veprë në skenë. Kështu pra, njohja me artistë shqiptarë të këtij niveli të lartë më ka bërë mua që të vij më shpesh në Shqipëri dhe të ruaj komunikimin e pandërprerë me ta.  

- Ju vjen keq që nuk erdhi Saimir Pirgu. Çfarë keni komunikuar ju me të?

-Pa diskutim, në çdo monent kur një këngëtar anullon shfaqjen më vjen shumë keq, jo vetëm për Saimir Pirgun. Për një regjisor është keqardhje e madhe, nëse një artist sëmuret në pragun e premierës. Por e rëndësishme këtu është që vepra do të jetë e plotë në skenë. Vetëm se na vjen keq që në aktin e dytë nuk do të kemi një ftuar special.

Mungesa e Saimir Pirgut nuk do të ndikojë tek vepra. Ariet që do të këndonte ai ishin pjesë shoqëruese e prezatimit të kësaj opere, pjesë e spektaklit. Por ndiej keqardhje që Pirgu do t’i mungojë skenës shqiptare, sepse është një artist i madh dhe do të bënte shumë për të kënaqur dhe emocinuar publikun.

Çfarë vlere origjinale ka kjo opera që ju e ngjisni në skenë me dhe për artistët shqiptarë?

-Është libreti që është fantastik, dhe fakti është se rolet janë aq artistike, sa ti në selin prej tyre mund të gjesh veten dhe të takon jetën.

Nëse do të vendosje një premierë në skenat e mëdha botërore, cilin prej artistëve shqiptarë do të zgjidhje?

-Natyrisht uën do të zgjidhja artistë në varësi të roleve, nëse me duhej një soprano, një tenor,  një bariton, por e them me siguri se nëse do të më duhej do ta bëja që të zgjdhja qoftë soprano apo tenor nga Shqipëria, sepse Shqipëria ka vërtete artistë shumë të mirë dhe unë do të doja të punoja me të gjitha zërat.

“Die Fledermaus” është vepra juaj. Do isha kurioze të dija se cila është lidhja juaj personale me ketë vepër dhe pse ju zgjidhni do ta ngjisni edhe në vendin tonë?

-Unë jetoj që në vitin ‘93 në Austri dhe kjo është vepër është shumë afër me frymën austriake, por libreti ka një temë universale, ku në çdo gjë është aktuale. Është historia dhe kultura e Vjenës, në të cilën që nga nëntori deri në shkurt bëhen festime, si karnavalet apo fetsta me këto lloj ngjyrash, është një kulturë e ndryshme sidoqoftë, që shumë i bën ta duan.

Kush është Renato Zanella

Renato Zanella, lindi në Veronë të Italisë në vitin 1961.  Ishte balerin në Itali para 30 vitesh dhe pas përfundimit të shkollës në Veronë, u largua drejt Francës, në Qendrën Ndërkombëtare të Dansit “Rosella Hightoëer” në Kanë, por ai shumë shpejt largohet edhe nga Franca dhe duke shkuar drejt  Shtutgartit ku bën hapa të mëdha në karrierën e tij. Përfundon si koreografi i kompanisë “Stuttgart Balletts”. Në vitin vitit 1995 ai u emrëua koreografi i Operas Shtetërore të Vjenës dhe më pas dretor artistik i Akademisë së Dansit të Operas Shtetërore të Vienës. Nisi ndërkohë të dretojë një festivali të madh që organizohet në jug të Austrisë. Ndërsa në rrugëtimin e tij asrtistik 30-vjecar ai ak kaluar shuëm meomente të momente të rëndësishme në karrierën e tij. Gjatë viteve '80 në Gjermani ka punur shumë për baletin kontemporan në kohën e një krize të madhe të baletit, ku shumë kompani baleti mbyllën. Karriera e tij ndërkombëtare si balerin ka qenë shumë e sukseheme. Ai ka interpretuar përkrah dhjetëra personazhve të njohura të baletit. Renato Zanella është ai që i ka vënë vulën me koreografinë e tij e tij Koncertit të Madh të Vjenës, që organizohet çdo 1 janar dhe që ndiqet nga miliona shikues në të gjithë botën.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Rriten investimet e huaja në vend, rekord në pasuri të patundshme! Kryesojnë Turqia, Italia dhe Holanda

Rriten investimet e huaja në vend, rekord në pasuri të patundshme! Kryesojnë Turqia, Italia dhe Holanda