TIRANE - Kompania Renault me rastin e ditës së Shën Valentinit, më 14 shkurt, për tregun japonez ka përgatitur një model të veçantë, Lutecia.
Fjala është për modelin Renault Lutecia Ganache, i cili do të prodhohet në një seri të limituar prej vetëm 100 njësi, është i frymëzuar nga tema për çokollatën, transmeton Koha.net.
Kjo veturë do të ketë ngjyrën e eksterierit të quajtur "Marron Aldan", enterierin dy ngjyrësh (kombinimi ngjyrë kafe me ngjyrë të zezë), sistemin e navigacionit, rrotat me diametër prej 17-inç ...
Po ashtu do të ketë motor benzinë, 1.2-litër me kapacitet prej 120 kuaj fuqi dhe në kombinim me marshin EDC prej 6 shpejtësive, ndërsa çmimi në Japoni do jetë rreth 2.5 milionë jeni ose 17.840 euro./ATSH/
/Shqiptarja.com