"247 persona në kërkim, një pjesë fshihen në Shkodër! Balla lë porositë:Të zbardhen ngjarjet e vjetra pas 1992! Jepini fund bajraqeve, feudeve

Shkodër - Ministri i Brendshëm Taulant udhëtoi sot drejt Shkodrës për analizën vjetore 2023 të qytetit më të madh në veri të vendit.

Ministri ka qenë kritik gjatë analizës në drejtorinë e policisë së Shkodrës sa i takon performancës së punës së tyre duke vënë theksin tek mos zbulimi në kohë i krimeve të rënda të ndodhura në vite.

Kemi 247 persona në kërkim në Shkodër. Sot jemi fokusuar te kjo listë për të shkuar një për një tek secili prej tyre, një pjesë vazhdojnë të jenë e të fshihen këtu në Shkodër. Detyra e Policisë së shtetit edhe në koordinim me agjencitë e tjera ligjzbatuese, me Prokurorinë e Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, me SHISH është t’i gjejë dhe t’i vendosi ata para drejtësisë. Koha kur në Shkodër të fortit kishin bajraqet e tyre, feudet e tyre, ku nuk mund të hynte dot policia ka mbaruar. Kam qenë shumë i qartë në porosinë ndaj DVP për t’i dhënë fund kësaj historie, pra këtu nuk mund të ketë as lagje, as zona ku policia nuk mund të ndërhyjë apo ushtrojë dot sundimin e ligjit dhe forcën e vet.

Porosia ishte e qartë jepni fund bajraqeve e feudeve.

“Kjo është një detyrë primare dhe dua të garantoj çdo qytetar të Shkodrës, sipërmarrësit e Shkodrës, të cilët kanë vuajtur problematika të “haraçeve”, të historive që ju i dini më mirë se unë. Kjo gjë nuk mund të tolerohet më, prandaj një prej objektivave të mia dhe Policisë së Shtetit është dhënia fund historisë së “të fortëve”, të “bajraqeve”, të “feudeve. Ne na duhet të garantojmë që këto historitë e vjetra të abuzimeve dhe karshillëkut ndaj ligjit t’i japim fund” tha Balla.

 Një prej sfidat mbetet ato që i quajti ‘probleme të mbartura’ kontrolli i territorit për të parandaluar kultivimin e bimëve narkotike’ dhe lufta kundër informalitetit.

'Nga 300 mijë bimë narkotike të kultivuara, 200 mijë janë asgjësuar në Shkodër. Viti 2024 do të jetë konsolidimi i këtyre rezultateve për të garantuar Alpe të pastra, të cilat të jenë destinacion turistik, por të mos jenë më destinacion i grupeve kriminale për të kultivuar bimë narkotike" tha Balla

Në 2024 prioriteti do të jetë identifikimi i grupeve kriminale dhe zbardhja e vrasjeve të vjetra nga viti 1992 e këtej 

"Në 2023 kemi patur 6 ngjarje të rënda kriminale, krime kundër personit. Janë zbuluar 5, kemi një ngjarje kriminale të pazbuluar, por për mua kjo nuk mjafton, sepse do t’i referohem të gjitha ngjarjeve kriminale nga vitit 1992 e këtej. Bashkë me Drejtorin e Përgjithshëm kemi një qasje për t’i shkuar në fund çdo ngjarje kriminale. Po komunikojmë me prokuroritë, SPAK apo të Juridiksionit të Përgjithshëm, për të parë statusin e dosjeve përkatëse, sepse biem të gjithë dakord që një ngjarje e vjetër kriminale e pazbuluar është burim i një ngjarje të re kriminale" tha Balla 

Tjetër sfidë lojrat e paligjshme të fatit

“Kam ardhur në Shkodër edhe para pak ditësh. Jam këtu sot përsëri dhe e vërteta është që Shkodra tashmë po rilind, në njëfarë mënyre të ofertës së vet turistike. Por ne na duhet të garantojmë që këto historitë e vjetra të abuzimeve dhe karshillëkut ndaj ligjit t’i japim fund.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 13:14
Nga 300 mijë bimë kanabis të asgjësuara 200 mijë ishin në Shkodër, Balla lë porositë: Alpet, destinacion turistik, jo më i grupeve kriminale

 

I pakënaqur me performancën e punës së policisë së Shkodrës ka qenë ministri I Brendshëm Taulant Balla gjatë analizës për vitin 2023.

Një prej sfidave më të rëndësishme mbetet kontrolli i territorit dhe lufta kundër çdo lloj fenomeni kriminal apo informaliteti.

“2 në 3 bimë narkotike të asgjësuara nga policia e shtetit gjatë 2023 është në shkodër, pra nga 300 mijë bimë narkotike 200 mijë janë asgjësuar në Shkodër. 2024 do të jetë vit i konsolidimit të këtyre rezultateve për të garantuar Alpe të pastra, si destinacion turistik dhe jo më destinacion i grupeve kriminale për të kultivuar lëndë narkotike e përmes kësaj veprimtarie për të furnizuar apo financuar veprimtaritë kriminale”

S.G/S.A/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Arben: 31/01/2024 11:25

    Z. Balla te behet president pasi te pastroje sheshet e qyteteve.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    28 Nëntor, 09:20

    A e keni të qartë pse opozita organizon mosbindje civile?



×

Lajmi i fundit

Ukrainë, lufta dhe pasiguria ndikojnë tek rënia e popullsisë

Ukrainë, lufta dhe pasiguria ndikojnë tek rënia e popullsisë