Të martën u zhvilluan dy ndeshjet e para për raundin e nëntë në Superligën shqiptare të futbollit. Bylisi fitoi 2-1 kundër Vorës, ndërsa Egnatia mori tri pikë duke mposhtur 1-0 Teutën në Rrogozhinë. Durrsakët 'shijuan' humbjen e parë të sezonit dhe goli i vetëm i takimit u shënua nga Albanese në minutën e 43-të.

Me këtë sukses Egnatia shkon në kuotën e 18 pikëve për vendin e dytë, duke i ushtruar presion Vllaznisë kryesuese. Shkodranët përballen këtë të mërkurë me Flamurtarin në Vlorë. Ndeshja nuk duket e lehtë pasi vlonjatët kërkojnë fitoren e parë të sezonit, duke qenë ekipi i vetëm pa tre pikë gjatë tetë raundeve të para të Superligës. Dueli luhet në orën 17:00.

Ndërkohë që në orën 19:30 në fushë do dalin katër skuadra. Në "Air Albania" të kryeqytetit, Tirana përballet me AF Elbasanin, teksa në "Elbasan Arena" luhet derbi mes Dinamos dhe Partizanit.

Superliga, raundi 9-të:

E martë, 28 tetor 2025

14:00 Bylis 2-1 Vora

17:00 Egnatia 1-0 Teuta

E mërkurë, 29 tetor 2025

17:00 Flamurtari - Vllaznia

19:30 Dinamo - Partizani (Elbasan)

19:30 KF Tirana - AF Elbasani ('Air Albania')

Renditja: