Kategoria e Parë e futbollit në Shqipëri ka mbyllur këtë të martë raundin e 11-të. Në stadiumin e Rrogozhinës u zhvillua ndeshja mes Besës dhe Flamurtarit, e cila u mbyll 0-0.
Të dyja skuadrat garojnë për kreun, ndërsa janë vlonjatët që bashkëndajnë vendin e parë me Vorën në kuotën e 28 pikëve, por me Flamurtarin që ka golavarazhin më të mirë.
Dueli në "Arena Egnatia" ishte me raste dhe tension, teksa nuk munguan ofendimet dhe grushtat në tribunë mes tifozëve të mbërritur nga Kavaja dhe Vlora.
Nerva edhe në fushë, me kryesorin Enea Jorgji që largoi nga loja me karton të kuq Lorenc Trashin e miqve në minutën e 85-të. Paçka se vetëm "X", Flamurtari rikthehet në krye, ndjekur nga Vora dhe Besa.
Kategoria e Parë, java 11-të:
E diel, 03 nëntor 2024 - 14:00
Burreli 0-0 Kukësi
Erzeni 0-1 Vora
Kastrioti 4-3 Korabi
Lushnja 0-2 Valbona
Pogradeci 1-0 Apolonia
E martë, 05 nëntor 2024
14:00 Besa 0-0 Flamurtari (Rrogozhinë)
Renditja: