Renditja e FIFA-s, Shqipëria ngjitet
në vendin e 57, fiton 18 pikë në prill

Renditja e FIFA-s, Shqipëria ngjitet<br />në vendin e 57, fiton 18 pikë në prill
Fitorja me Armeninë ka ngjitur Kuqezinjtë 4 poziocione në klasifikimin e FIFA-s për muajin prill. Kombëtarja tani është e 57-ta në botë në kuotën e 575 pikëve. Me triumfin e arritur në Elbasan Arena ekipi i drejtuar nga Gianni De Biasi ka marrë 18 pikë.

Nga kundërshtarët në Grupin I kualifikues të Euro 2016 më poshtë se Shqipëria është vetëm Armenia që ndodhet në vendin e 77-të. Pavarësisht disfatës ekipi armen është 2 shkallë më lart në renditje nga muaji mars.

Serbia është e 44-ta, duke 4 humbur vende. Portugalia dhe Danimarka kanë mbrojtur pozicionet e tyre. Ekipi portugez qëndon në 10 më të mirët duke u renditur i shtati, ndërsa ai danez është i 28-ti. Shqipëria rekordin e ka korrik të 2013 nën drejtimin e trajnerit aktual Gianni De Biasi ku u klasifikua e 37-ta.

renditja e fifa

Redaksia Online
(e.c/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Shqipëria hap negociatat me BE për kapitullin 1, kur do ndodhë integrimi?



×

Lajmi i fundit

Indeksimi i pensioneve, të moshuarit për Report TV: Nuk është mjaftueshëm, s’na lehtëson! Ekspertja: Të ishte bërë që në pranverë

Indeksimi i pensioneve, të moshuarit për Report TV: Nuk është mjaftueshëm, s’na lehtëson! Ekspertja: Të ishte bërë që në pranverë