Renditja e FIFA-s, Shqipëria më mirë se vitin e kaluar. Kosova me rritje galopante

Renditja e FIFA-s, Shqipëria më mirë se vitin e kaluar. Kosova me rritje galopante

Kombëtarja shqiptare

FIFA ka publikuar sot renditjen e re të Kombëtareve për muajin dhjetor ku Shqipëria dhe shumë skuadra te tjera kanë rujtuar pozicionet për shkak se në 30 ditët e fundit nuk kanë patur impenjime. 

Kuqezinjtë e Panucci-t e mbyllin vitin në vendin e 60, ndërsa në krahasim me vitin e kaluar kanë fituar dy pozicione pasi renditeshin të 62. Për t’u evidentuar është Kosova, përfaqësuesja e cila 2018 e mbyll e pozicionuar e 131 në botë. Në krahasim me vitin e kaluar ‘dardanët’ e drejtuar nga Shaland kanë fituar 46 vende duke u ngjitur në kuotën e 1372 pikë.

Jo pak përshtypje bën edhe vendi i parë. Kjo pasi Belgjika mban kreun pavarësisht se Franca në muajin korrik u shpall kampione botë në Rusi. Diferenca mes këtyre dy skuadrave në renditje është vetëm 1 pikë. Podiumin ndërkohë e plotëson Brazili me 50 pikë më pak se Franca. Kroacia, Anglia, Portugalia, Uruguaji, Zvicra, Spanja dhe Danimarka renditen nga vendi I katërt deri në të dhjetin, ndërsa Argjentina dhe Italia jashtë kësaj liste.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

Elektroshtëpiaket, bulmeti e veshjet, produktet që blejmë më shtrenjtë se në Europë, sipas Eurostat

Elektroshtëpiaket, bulmeti e veshjet, produktet që blejmë më shtrenjtë se në Europë, sipas Eurostat