Renditja e OKB/ E-Albania dhe 'Shqipëria që Duam' udhëheqin një rritje spektakolare

Renditja e OKB/ E-Albania dhe 'Shqipëria që Duam' udhëheqin një rritje spektakolare

Platforma e Bashkëqeverisjes dhe “E-Albania”, të cilat ofrojnë me qindra shërbime pa pagesë 24 orë në 24 për qytetarët kanë udhëhequr një rritje të paprecedent të Shqipërisë në raportin global të OKB për efikasitetin e shërbimeve publike online.

I publikuar ditën e sotme në faqen zyrtare të OKB (linku bashkangjitur), raporti thekson se Shqipëria pozicionohet e 59-ta në botë, nga 193 shtete të vlerësuara për shërbimet online. https://publicadministration.un.org/egovkb/en-us/Reports/UN-E-Government-Survey-2020,

Rritja e Shqipërisë është udhëhequr kryesisht nga 2 tregues thelbësorë, e-sherbimet dhe e-pjesemarrja.

Per e-shërbimet: Kemi qene në vendin e 62 kur u publikua raporti paraardhës në 2018-n dhe jemi ne vendin e 31 në 2020 (31 vende ngjitje ne klasifikim në vetëm dy vite).

Në këtë renditje, Shqipëria është me pikë të barabarta me Kanadanë, ndërsa lë pas shtete të mëdha, përfshi Italinë, Gjermaninë dhe Zvicrën.

Ndërsa përsa i përket e-pjesëmarrjes, progresi ka qenë prej 25 vendesh, duke kaluar në harkun e dy viteve nga vendi i 61 në botë, në vendin e 36. Edhe në këtë renditje, lëmë pas Zvicrën, Gjermaninë, Italinë dhe të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor.

Dixhitalizimi i shërbimeve publike konsiderohet si një ndër përparësitë më të rëndësishme të dekadës nga OKB, sepse dixhitalizimi përbën armën më të mirë për të reduktuar korrupsionin, për të shkurtuar burokracitë, duke i dhënë kështu një nxitje të rëndësishme rritjes ekonomike.

Më parë gjatë kësaj jave, një raport i OECD mbi ndryshimet 10-vjeçare në Ballkanin Perëndimor renditi Shqipërinë si vendin më të përparuar në fushën e dixhitalizimit dhe aktualisht të vetmin vend të rajonit që përmbush të gjithë të gjithë kriteret kyçe të vlerësimit. Edhe ketu leme pas Zvicren, Gjermanine, Italine dhe te gjitha vendet e Ballkanit Perendimor./Lexo.al

/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Tironsi: 12/07/2020 09:06

    Basha eshte vec per roje parkimi po u be kryeminister vendit i shtohet katastrofa e trete pas termetit dhe covidit 19

    Përgjigju
    • Shkodrani: 12/07/2020 19:16

      Pota udhheq Merker nga Gjermania mund te ndryshojne shqiptaret nga ekonomia asnji tjeter nuk e rregullon ket vend lodheni kot

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Gjermani/ Presidenti Steinmeier shpërndan Parlamentin, zgjedhjet e reja më 23 shkurt

Gjermani/ Presidenti Steinmeier shpërndan Parlamentin, zgjedhjet e reja më 23 shkurt