Këtë të shtunë duke nisur nga ora 14:00 u zhvilluan edhe tre ndeshjet e mbetura për raundin e tetë në Kategorinë e Parë të futbollit në Shqipëri. Tri pikë siguruan Laçi dhe Pogradeci, ndërsa Kukësi dhe AF Luftëtari ndanë pikët pas barazimit spektakolar 2-2.
Në Laç vendasit fituan 4-0 kundër Burrelit me golat e Traore (2x), Jiakponna dhe Kalaj. Edhe Pogradeci fitoi me katër gola kundër Kastriotit. Për liqenorët shënuan Greca, Pius, Babatunde dhe Santi.
Ndërkohë Kukësi barazoi 2-2 me AF Luftëtarin. Për verilindorët shënuan Sadiq dhe Dragoshi, ndërsa gjirokastritët shënuan me Nyanguila dhe Isteri.
Pas raundit të tetë është Skënderbeu që kryeson renditjen me 22 pikë, teksa korçarët ende nuk kanë asnjë humbje këtë sezon. Laçi ndjek me 16 pikë, ndërsa Iliria, Pogradeci, Apolonia dhe Burreli janë në zonën e promovimit.
Kategoria e Parë, raundi 8-të:
E premte, 24 tetor 2025
Iliria 2-1 Korabi
Lushnja 0-1 Apolonia
Skënderbeu 1-0 Besa
E shtunë, 25 tetor 2025
Kukësi 2-2 AF Luftëtari
Laçi 4-0 Burreli
Pogradeci 4-0 Kastrioti
Renditja:
Komente







