Renditja negative e shqiptarëve të burgosur/ Kryeson Greqia, ja vendet e tjera
Ministri Majko tha se “mendohet se më shumë të dënuar apo paraburgosur shqiptarë ka jashtë vendit, se sa brenda tij”.
Kuvendi i Shqipërisë ne bashkepunim me Ministrinë e Shtetit për Diasporën dhe Ministrinë e Drejtësisë zhvilloi sot në mjediset e Kryesisë së Kuvendit, tryezen e rrumbullakët “Mbi të Drejtat e Personave të Privuar nga Liria Jashtë Vendit.”
Ky aktivitet u moderua nga zëvendëskryetarja e Kuvendit të Shqipërisë , Vasilika Hysi dhe në të mbajtën një fjalë përshëndetëse Ministri i Shtetit për Diasporën, Pandeli Majko, Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ditmir Bushati, Ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj, si dhe Kryetari i Prezencës së OSBE-së në Shqipëri, z. Bernd Borchardt.
Në fjalën e tij, Majko tha se “mendohet se më shumë të dënuar apo paraburgosur shqiptarë ka jashtë vendit, se sa brenda tij”.
Falë një bashkëpunimi të filluar edhe me Kryqin e Kuq të Shqipërisë së bashku me Ministren e Drejtësisë dhe ekseriencën e Ministrisë për Europën dhe Punët e Jashtëme kemi filluar një punë paraprake. Në këtë drejtim, krijimi i “liason officer”-i për këtë qëllim është gjithashtu një faktor i rëndësishëm që do të shërbejë si pikë kontakti për personat e privuar nga liria jashtë vendit. Vendosja e tyre fillimisht në Itali dhe Greqi do të jetë një model fillestar për të verifikuar funksionimin e tyre.
Pandeli Majko, ministër i Shtetit për Diasporën
Numri i të dënuarve shqiptarë jashtë vendit
1. Në Greqi janë 1655 shtetas shqiptar të dënuar apo paraburgosur.
2. Në Itali janë 1600 shtetas shqiptar të burgosur nga të cilët 100 janë të paraburgosur.
3. Në Gjermani janë 768 shtetas shqiptar të burgosur.
4. Në Angli janë 750 (762) shtetas shqiptar të dënuar apo paraburgosur.
5. Në Hollandë janë 92 shtetas shqiptar të dënuar apo paraburgosur, nga të cilët 75 në kontekst të së drejtës penale dhe 17 në kontekstin e ligjit të emigracionit.
6. Në Austri rezultojnë 52 shtetas shqiptar të burgosur deri në Shtator 2017.
/b.ha./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
23 Dhjetor, 23:33
Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?
-
Të drejtë
15%
-
Të gabuar
81.7%
-
Nuk e di
3.3%
Vota total: 4014
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
PS ndez motorët në Kukës, Majko: Opozita e vjetër destabilizuese, e reja populiste! Kushi: Më shumë angazhim për votën e diasporës
14 Dhjetor, 21:10
-
Zgjedhjet 2025, ambasadori i OSBE: Thelbësore, liria e zgjedhjes pa frikë! Hetoni presionet dhe shkeljet e fshehtësisë së votës! Celibashi: Partitë të pranojnë problemin
11 Dhjetor, 11:00
-
Numërimi i votave, Celibashi: S’është koha që partitë të ikin! PD kundër numëruesve që vijnë nga administrata: Katastrofale
10 Dhjetor, 15:29
-
Zgjedhjet 2025/ Komisioni i Venecias: Punoni të jenë të lira, OSBE: Depolitizoni administratën zgjedhore! Celibashi: Do të sillte mosnjohje rezultati
10 Dhjetor, 10:23
-
I dënuari 73-vjeçar vdes në QSUT (EMRI)
9 Dhjetor, 21:04
-
Shqipëri, shqetësim transparenca e financimit në zgjedhje
9 Dhjetor, 20:38
-
OSBE trajnon gjyqtarët dhe prokurorët e ardhshëm mbi trafikimin e qenieve njerëzore
6 Dhjetor, 14:15
-
I dënuari del me leje nga Burgu i Rrogozhinës dhe nuk kthehet më! I kishin mbetur edhe rreth 4 vite izolim, prej tre ditësh në arrati (EMRI)
5 Dhjetor, 12:56
-
‘Mbyllja e Zaharisë nuk rregulloi asgjë’, KLSH: Të sëmurët në kushte të vështira në Shënkoll, ka mbipopullim! Të shëruarit ‘harrohen’ nga gjykatat
4 Dhjetor, 16:51
-
Takimi me emigrantët, Majko: Dy ditë në Londrën shqiptare, ka gjithmonë shpresë kur ka njerëz që Atdheun e kanë të parin!
24 Nëntor, 20:07
-
OSBE, trajnim punonjësve të Burgjeve për standardet e të drejtave të njeriut
22 Nëntor, 15:44
-
Drejtori i Burgjeve takohet me ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar: Seanca gjyqësore me video-konferenca, synojnë modernizimin e sistemit
21 Nëntor, 15:09