Renditja/ Partizani dhe Egnatia barazojnë 1-1 mes polemikave, Skënderbeu e Tirana pa gola në Korçë! Superliga mbyll javën e 16-të

Renditja/ Partizani dhe Egnatia barazojnë 1-1 mes polemikave, Skënderbeu e Tirana pa gola në Korçë! Superliga mbyll javën e 16-të

Partizani 1-1 Egnatia

Superliga shqiptare e futbollit mbylli të enjten javën e 16-të. Partizani dhe Egnatia barazuan 1-1, me ‘Demat e Kuq’ që vijojnë të jenë në krye të renditjes, ndërsa Skënderbeu dhe Tirana barazuan pa gola.

Në Tiranë, Partizani dhe Egnatia dhuruan një futboll të bukur, me emocione deri në limite. Duhej minuta e 34 që Mba të kalonte në epërsi Partizanin. Miqtë nga Rrogozhina provuan dhe besuan deri në fund. Ishte minuta e fundit kur Bakayoku do shënonte një gol të bukur, që nuk kaloi pa polemika për arbitrin dhe VAR për pozicionin e futbollistëve miq. Në fund sulmuesi festoi duke hequr fanellën dhe u ndëshkua me karton të kuq.

Sfida e Korçës me Skënderbeut dhe Tiranës u mbyll pa gola. Trajneri Ernest Gjoka debuton me barazim te bardhekuqtë, ndërsa Magani i Tiranës sheh barazimin e dytë pa gola dhe zonën e rrezikut. 

Pas kësaj jave është Partizani me 29 pikë që vijon kryesimin, ndjekur nga Dinamo, Egnatia dhe Vllaznia. Në fund Laçi, Skënderbeu dhe Bylis. Raundi i 17-të i Superligës luhet të diel dhe të hënë.

Superliga, raundi 16-të:

E mërkurë, 4 dhjetor 2024

16:30 Teuta 1-1 Laçi

16:30 AF Elbasani 3-1 Bylis

19:30 Vllaznia 2-3 Dinamo

E enjte, 5 dhjetor 2024 - 17:00

Skënderbeu 0-0 Tirana

Partizani 1-1 Egnatia

Renditja:

S.Dh/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Dosja 5D, SPAK mbyll hetimet dhe dërgon për gjykim ish-drejtorët e Bashkisë Tiranë, kompania gjatë 2016-2022 fitoi 12 tendera dhe përfitoi rreth 2 mlionë euro

Dosja 5D, SPAK mbyll hetimet dhe dërgon për gjykim ish-drejtorët e Bashkisë Tiranë, kompania gjatë 2016-2022 fitoi 12 tendera dhe përfitoi rreth 2 mlionë euro