Superliga shqiptare e futbollit vijoi këtë të shtunë me ditën e dytë të raundit të 19-të. Në Laç vendasit përmbysën 3-1 Tiranën duke konfirmuar krizën e bardhebluve. Në 16:30 në "Elbasan Arena" Dinamo mposhti 2-1 Egnatian dhe merr kreun e renditjes e vetme.
Në "Elbasan Arena" Dinamo fitoi 2-1 kundër Egnatias. Me këtë sukses Blutë e Ilir Dajës janë të vetëm në krye të renditjes dhe e mbyllin 2024 në krye. 'Nëndetësja' kaloi në epërsi pas 26 minutash lojë me Itodo, ndërsa zbulimi Nani dyfishoi në pjesën e dytë. Edison Ndreca shkurtoi shifrat për kampionët në fuqi të Shqipërisë dhe 23 minutat e mbetura ishin interesante, por në fund Dinamo siguroi tri pikët. Tanimë ekipi i Ilir Dajës prin Superligën me 34 pikë, një më shumë se Partizani. Egnatia me 30 pikë mbetet në vendin e katërt.
Në stadiumin e Laçit vendasit treguan karakter dhe siguruan tri pikë duke përmbysur 3-1 Tiranën. Ndreca në minutën e 40-të shënoi për bardheblutë, që e mbyllën pjesën e parë në avantazh. Më pas vendasit u kundërpërgjigjën me dopietën e Uilliam në minutat 47-të dhe 51, si edhe golin e Traore. Me 20 pikë Laçi parakalon Tiranën dhe merr vendin e 7-të, duke lënë bardheblutë në vendin e tetë me 18 pikë dhe me vetëm dy fitore këtë sezon. Për klubin më të titulluar në Shqipëri kjo ishte humbja e pestë këtë sezon dhe sheh si shpëtim merkaton e janarit për mos përsëritur makthet e rrëzimit nga kategoria.
Kujtojmë se Superliga nisi dje me dy duele, Skënderbeu 0-2 AF Elbasani dhe Partizani 2-0 Vllaznia. Të hënë në orën 16:30 luhet Teuta - Bylis.
Superliga, raundi 19-të:
E premte, 20 dhjetor 2024
16:30 Skënderbeu 0-2 AF Elbasani
19:00 Partizani 2-0 Vllaznia
E shtunë, 21 dhjetor 2024
13:30 Laçi 3-1 Tirana
16:30 Dinamo 2-1 Egnatia
E diel, 22 dhjetor 2024
16:30 Teuta - Bylis
Renditja: