Superliga shqiptare e futbollit nisi të premte me raundin e 13-të. Dje u zhvilluan dy sfida, ndërsa tre të tjerat janë në program për sot. Tri pikë për Teutën në Shkodër, teksa AF Elbasani dhe Partizani e mbyllën sfidën mes tyre në barazim pa gola.
Në "Loro Boriçi" të Shkodrës, vendasit e Vllaznisë u mposhtën pas tetë vitesh në fushën e tyre nga Teuta. Në një ditë të shënuar për shqiptarët, siç është 28 nëntori, Teuta ia doli që me golin e Mario Beshirajt gjashtë minuta nga fundit të merrte tri pikë me shumë vlerë. Durrsakët e Dobit për momentin ngjiten në pozitën e katërt me 21 pikë, tre më pak se Vllaznia.
Nga ana tjetër, AF Elbasani dhe Partizani barazuan pa gola, 0-0. Verdheblutë përfituan nga humbja e Vllaznisë dhe për momentin ngjiten të vetëm në krye të renditjes. Partizani merr barazimin e dytë radhazi dhe e sheh veten në pozicionin e gjashtë.
Sot, Superliga mbyll raundin e 13-të me tre takime. Në orën 13:30 në "Selman Stërmasi" luhet Tirana - Egnatia, ndërsa po në këtë orë në Ballsh merr jetë sfida mes Bylisit dhe Dinamos. Në orën 16:30 në Vlorë luhet Flamurtari - Vora.
Superliga shqiptare e futbollit, raundi 13-të:
E premte, 28 nëntor 2025
AF Elbasani 0-0 Partizani
Vllaznia 0-1 Teuta
E shtunë, 29 nëntor 2025
13:30 Bylis - Dinamo
13:30 KF Tirana - Egnatia
16:30 Flamurtari - Vora
Renditja:
Komente











