Këtë të dielë u zhvilluan dy ndeshjet e fundit të javës së pestë në Superligë. Vllaznia mposhti 2-0 Vorën, në ndeshjen e luajtur në Shkodër. Sfida u zhbllokua nga Bekim Balaj në minutën e 28-të, me sulmuesin që ktheu në gol një 11-metërsh. Në fillimin e pjesës së dytë, goli i Murataj me kokë vendosi një herë e mirë fatin e këtij takimi. Vllaznia renditet në vendin e dytë me 10 pikë, ndërsa Vora është në vendin e pestë me 7 pikë.

Në ndeshjen tjetër në Vlorë, Flamurtari vendas u mposht 1-2 nga Egnatia, kampione në fuqi e Superligës. Për rrogozhinasit shënuan Albanese me 11 metërsh dhe Leo Melo, ndërsa momentalisht barazoi Todoroski. Asnjë fitore këtë sezon për vlonjatët.

S.Dh/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës: 3 Dhjetor, 08:56

    Çfarë mendoni për lëvizjen e Salianjit brenda PD?