Tragjedia/ Genova në zi pas shembjes së urës, mes 37 viktimave konfirmohen edhe 2 shqiptarë

Tragjedia/ Genova në zi pas shembjes së urës, mes 37 viktimave konfirmohen edhe 2 shqiptarë

Ura në Genova

Bilanci i viktimave vazhdon të rëndohet në Genova, pas rrëzimit të urës Morandi. Të paktën 37 persona janë konfirmuar të vdekur, duke përfshirë edhe tre fëmijë të moshës 8, 12 dhe 13 vjeç. Mes viktimave ka edhe dy shtetas shqiptarë. Bëhet fjalë për Marjus Djerrin, një 22-vjeçar shqiptar me origjinë nga Shijaku dhe kolegun e tij Edy Bokrina, 30 vjeç, nga Shkodra. 

Nga rrënojat janë nxjerrë edhe 16 persona të plagosur të cilët janë transportuar drejt spitaleve.

Për orë të tëra mbi 300 zjarrfikës, me 92 mjete dhe forca të tjera të Ndërhyjes së Shpejtë kanë punuar edhe gjatë natës. Gjatë operacionit për nxjerrjen e trupave, forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë raportojnë të kenë pikasur edhe një familje, e cila po shkonte për pushime tek gjyshërit. 

Kompania që menaxhon autostradat në Itali ka deklaruar se do të ketë angazhim maksimal gjatë orëve në vijim për të rindërtuar urën e shembur në një kohë sa më të shkurtër dhe sa më e sigurt të jetë e mundur. Ata shtojnë se nga të gjitha kontrollet ura nuk ka shfaqur asnjë shenjë që do të conte në këtë fatkeqësi.

Prokuroria e Genovës ka nisur hetimet kryesisht për "vrasje të shumfishtë dhe tragjedi të shkaktuar si pasojë e neglizhencës". Të paktën kështu deklaroi kreu i Prokurorisë së Genovas, Francesco Cozzi. Ndërsa kryetari i Bashkisë shpalli dy ditë zie.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Kazakistan/ Avioni me 67 persona në bord dyshohet se u godit nga rusët, vetëm 28 mbijetuan

Kazakistan/ Avioni me 67 persona në bord dyshohet se u godit nga rusët, vetëm 28 mbijetuan