Rëndohet gjendja me pandeminë në Francë, më shumë se 100 mijë raste të reja infeksionesh brenda ditës

Rëndohet gjendja me pandeminë në Francë, më shumë se 100 mijë raste të reja infeksionesh brenda ditës

Foto ilustruese

Franca regjistroi më shumë se 100 mijë raste të reja të infektimeve me koronavirus brenda ditës, për herë të parë që nga shpërthimi i pandemisë.

Edhe numri i pacientëve të shtrirë në spitale për shkak të koronavirusit është dyfishuar në Francë përgjatë muajit të fundit derisa varianti i ri, Omicron detyroi autoritetet të marrin masa të reja kundër përhapjes së pandemisë.

Më shumë se 1 person në çdo 100 në rajonin e Parisit rezultoi pozitiv javën e shkuar ndaj koronavirusit, njoftuan shërbimet mjekësore lokale. Shumica e rasteve të infektimeve të reja ndërlidhën me variantin Omicron, për të cilin ekspertët thonë se do të jetë variant dominues në Francë ditët në vazhdim.

Njëkohësisht më shumë se 1 mijë persona vdiqën në Francë për shkak të virusit përgjatë javës duke e çuar numrin e të vdekurve në më shumë se 122,000.

Qeveria e Francës pritet të takohet më 27 dhjetor për të diskutuar rreth hapave të ri derisa njohësit bënë thirrje që hapja e shkollave të shtyhet edhe për një kohë.

Qeveria shpreson që procesi më i shpejtë i vaksinimit do të mjaftojë që vendi të mos izolohet sërish.Rel

/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Provat sugjerojnë se kundërajrorët rusë e goditën avionin e udhëtarëve para se të rrëzohej në Kazakistan

Provat sugjerojnë se kundërajrorët rusë e goditën avionin e udhëtarëve para se të rrëzohej në Kazakistan